Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 E ardhmja i përket bujqësisë inteligjente - Bujqesia.eu

E ardhmja i përket bujqësisë inteligjente

0

Foto ilustrim, teknologjia

Në Shqipëri, përdorimi i teknologjive të reja në bujqësi mbetet ende i kufizuar për arsye që lidhen me investimet si dhe mungesën e informacionit mbi zhvillimet e reja.

Fermerët nuk rreshtin kurrë së bëri inovacion. Çdo gjeneratë sjell teknologji të reja dhe përmirësime në sektor. Mjafton të kthemi në kohë dhe të shohim se si ka evoluar të bërit bujqësi: që nga epoka e gurit, kur njeriu përdori për herë të parë mjete primitive e deri tek fermeri i parë që i hipi një traktori me motor.

Por për të qenë tërësisht të sinqertë, do të duhet të pranojmë dhe faktin se duke qenë se jetojmë në një botë tejet teknologjike, ku çdo ditë shpiket një teknologji e re, bujqësisë i ka ngelur ora shumë pas dhe ska mundur të ecë me hapat e “revolucionit dixhital”.

Ndërtimi i urave mes bujqësisë dhe teknologjisë është thelbësor për të përballuar sfidat e bujqësisë. Këtij sektori i ka rënë për pjesë të ushqejë 9.6 bilion njerëz, që sipas FAO do të popullojnë botën deri në vitin 2050. Me përmbytjet dhe thatësirat në rritje misioni bëhet akoma më i vështirë.

Ajo çfarë na duhet është një bujqësi më inteligjente, e njohur ndryshe si “bujqësia e çmuar”, që përfshin mbledhjen e informacioneve mbi rendimentet e të korrave, planifikimin e tokës, aplikimet e plehut, të dhënat mbi motin, makineritë dhe mbi shëndetin e kafshëve.

Në Shqipëri, përdorimi i teknologjive të reja në bujqësi mbetet ende i kufizuar për aryse që lidhen me investimet si dhe mungesën e informacionit mbi zhvillimet e reja. Megjithatë, kohët e fundit janë organizuar një sere panairesh që kanë prezantuar teknologji e makineri të reja, që do të modernizojnë veprimtaritë bujqësore.

Duke qenë se bujqësia është konsideruar si faktori kyç për zhvillimin e ekonomisë shqiptare, (statistikat tregojnë se bujqësia përbën rreth 22% të Prodhimit të Brendshëm Bruto) , është shumë e rëndësishme që fermerët të jenë në një hap me teknologjinë, duke rinovuar paisjet të cilat më pas do të çojnë në rritjen e performancës dhe prodhimit në zonat rurale.

Duke qenë se bujqësia është konsideruar si faktori kyç për zhvillimin e ekonomisë shqiptare,është e rëndësishme që fermerët të jenë në një hap me teknologjinë, për të rritur performancës dhe prodhimit në zonat rurale. Mekanizimi bujqësor do të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në prodhimin bujqësor; ai zvogëlon angaritë, rrit sigurinë dhe komoditetin e mjedisit të punës; rrit produktivitetin, intensitetin e mbjelljes së bimëve dhe të prodhimit.

Ai rrit të ardhurat për punëtorët e bujqësisë dhe përmirëson gjithashtu barazinë sociale dhe standardet e përgjithshme të jetesës. Dhe padyshim bëhet më ndjellëse për fermerët e ardhshëm. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti,, në Panairin Ndërkombëtar të Makinerive Bujqësore për Europën Juglindore vitin e kaluar u shpreh se organizime të tilla janë një mundësi e mirë për fermerët, agropërpunuesit apo bizneset bujqësore për të stimuluar lidhjen e kontratave me firma të huaja.

“Prania e institucioneve financiare, bankave dhe organizmave të tjerë financiarë në panair përbën një mundësi të mirë për të siguruar një bashkëpunim sinergjik mes të gjitha palëve, pasi sigurimi i mekanizmave të duhur financiarë është thelbësor “, tha Ministri Panariti duke theksuar rëndësinë e aplikimit të teknologjive të reja në bujqësi. Bujqësia e zgjuar dhe dixhitale mbart shumë potencial

 

për një sektor më të qëndrueshëm, produktiv dhe konkurues. Produktet dhe Aplikacionet janë zhvilluar për çdo sektor tjetër ekonomik, por shumë pak në bujqësi. Ndoshta është koha që dhe bujqësia të bëhet ‘inteligjente’.

Si i ndihmojnë fermerët këto teknologji? Traktorët pa timonierë, që ecin të vetëm, janë ende në fazat e testimit, por fermerët janë mëse të lumtur t’i përdorin këto makineri të reja që do të shkurtojnë kohën, rrisin prodhimtarinë si dhe do t’u sigurojnë më shumë të ardhura. Në një shoqëri e cila drejtohet nga inovacioni dhe nismat novatore është e rëndësishme që fermerët të qëndrojnë gjithmonë në dijeni të zhvillimeve të fundit.

Dronet ajrore që përdoren gjerësisht në fushën ushtarake kanë filluar të përdoren nga fermerët për të patur një pamje ajrore të tokës së tyre. Kjo i lejon ata të kuptojnë sa pleh duhet të përdorin, apo të trembin zogjtë të cilët dëmtojnë farat e mbjella në tokë. Përdorimi i çipeve elektronike të vendosura tek kafshët e fermës i lejon fermerët të identifikojnë bagëtitë, nëpërmjet teknologjisë së identifikimit, që shfrytëzon frekuencat radiofonike.

Programet e menaxhimit të fermave i ndihmojnë fermerët në veprimtaritë e ndryshme të drejtimit. Këto programe janë një pasqyrë e detajuar e të gjitha detyrimeve që duhen përmbushur për të drejtuar një fermë të suksesshme. Programet i lejojnë fermerët të mbajnë pasqyra të sakta të të punësuarëve, të krijojnë harta të tokave të punuara dhe të mbajnë gjendjen e bagëtive.

Përdorimi i këtyre teknologjive të reja do të rrisë mirëqenien e kafshëve, të ulë varësine e fermerëve ndaj kimikateve dhe t’u japë atyre mundësi të menaxhojnë më mirë tokën. Sistemet GPS të drejtimit të automjeteve bujqësore e lehtësojnë shumë veprimtarinë e drejtimit të këtyre automjeteve e rrjedhimisht dhe rrisin dhe eficencën e punës.

Përpara përdorimit të këtyre sistemeve, drejtuesit duhet të drejtonin sa më drejt të ishte e mundur makinat e tyre bujqësore, në mënyrë që të përdornin më pak fara, pleh apo karburant. Ky sistem i ri i ndihmon fermerët të kursejnë më shumë dhe gjithashtu të përmirësojnë prodhimtarinë. Makinat e mjeljes së lopëve sigurojnë lehtësi për fermerët, sepse procesi realizohet në mënyrë automatike, në momentet kur prodhimtaria e lopëve është më e lartë, duke siguruar eficencë në prodhimtari dhe me pak humbje.

Nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme që mund të shkarkojnë në telefonat e tyre smartphone, fermerët mund të kryejnë veprimtari të ndryshme si matje të thellësisë së tokës, përcaktimin e periudhave të pjellorisë së bagëtive etj. Këto aplikacione janë një ndihmesë më shumë dhe lehtësisht e aksesueshme, në krahasim me teknologjitë e tjera, për shkak të kostove më të ulëta për përdorimin e saj.