Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Edema e gjirit në lopë. - Bujqesia.eu

Edema e gjirit në lopë.

0

edemaa

Edema e gjirit është sëmundje metabolike. Ajo çfaqet me grumbullim fluidi në gji. Akumulimi i fluidit nis nga baza e gjirit, në rastet e lehta preken deri në 2/4 e gjirit.
Në rastet agresive preket i gjithë gjiri, fluidi mund të kalojë në hapësirën abdominale, kofshë dhe deri në organet seksuale të jashtme. Nuk ka një shkaktar të evidentuar dhe të vetëm. Në të përfshihen ndryshimet Metabolike, Gjenetike dhe të ushqyerit.
• Në Ndryshimet Metabolike përmblidhen ndryshime fiziologjike dhe hormonale .
• Ne Ndryshimet Gjenetike ritet ndjeshmëria ndaj edemes se gjirit si veçori trashëguese.
• Në të ushqyerit,
– ndikon marrja e Potasit dhe e Sodiumit në sasi të mëdha gjatë periudhës së tharjes.
– marrja e Mg në sasi të ultë në periudhën e tharjes krijon kushte për çfaqjen e sëmundjes.
– përdorimi i drithërave në sasi të mëdha para pjelljes rrit predispozicionin për sëmundjen. Sëmundja është mirë të parandalohet.
Si trajtim mund të përmendim:
– masazhi i gjirit me ujë të ngrohtë
– përdorimi i anidiuretikëve.
– mjelje e shpeshtë dhe e plotë