Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Edhe në Maqedoni prodhimtaria e qumështit në krizë - Bujqesia.eu

Edhe në Maqedoni prodhimtaria e qumështit në krizë

0

qumeshtore

Për pesë vite numri i lopëve dhe mëshqerrave  është zvogëluar për 7 mijë kokë. Të dhënat statistikore tregojnë se para pesë viteve ka pasur 164 mijë lopë dhe mëshqerra pëlle, ndërsa vitin e kaluar 157 mijë, njofton Alsat-M.

Numri i lopëve dhe mëshqerrave

2011        –      164.000

2015        –      157.000

Paralelisht, me zvogëlimin numrit të lopëve, statistika regjistron edhe zvogëlim në prodhimin e qumështit të lopës, ku prej 376 milionë litra në vitin 2011, vitin e kaluar janë prodhuar 361 milionë litra qumësht.

Prodhimi i qumështit të lopës

Viti 2011   –      376 milion litra

Viti 2015   –      361 milion litra

Sipas agro-ekonomistëve, shkak për zvogëlimin e fondit të kafshëve është mbështetja e vogël për blegtorinë dhe çmimet e ulëta për blerjen e qumështit.

“Njerëzit heqin dorë nga prodhimi sepse nuk kanë leverdi dhe kjo është pasojë normale e ndikimit të tregut. Blegtoria si degë shumë e rëndësishme e bujqësisë është lënë anash me mbështetje, kështu që ne në vitin 2007 kemi pasur 46% nga prodhimtaria bujqësore në krahasim me prodhimtarinë bimore. Që atëherë e deri tani mbështetja asnjëherë nuk ka kaluar 35%”, deklaroi Boris Anakiev, agroekonomist.

Ndërkohë nga Ministria e bujqësisë konfirmojnë se fondi i kafshëve shënon rënie. Për momentin nuk kanë në plan t’i rritin subvencionet e tanishme për kokë kafshe dhe për një litër qumësht, por për vitin e ardhshëm nga Ministria paralajmërojnë masa të reja, që sipas tyre, do ta rritin edhe cilësinë edhe kuantitetin.