Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Efektet e shëndetshme të manaferrave - Bujqesia.eu

Efektet e shëndetshme të manaferrave

0

largea_mansa1428934625

Manaferrat janë ndër frutat që kanë një rol të veçantë në shëndetin e organizmit tonë. Ato janë pjesë e familjes Moraceae, e cila lulëzon butësisht në rajone të ndryshme.

Manat zakonisht përdoren për gatim, në byrek, recel apo si çaj freskues për verë.

Manaferra është e pasur me vitaminat A, C, B1, B2 dhe B6, me thartinë organike, hekur, magnez, fosfor, kalcium, mangan dhe sheqer pemësh.

Është e pasur me celulozë dhe ndihmon në rregullimin e peshës trupore. Përmban thartinë saliciline (përbërës aktiv i aspirinës) e cila shfrytëzohet për zbutjen e dhimbjeve, uljen e temperaturës dhe kundër inflamacionit.

Kjo pemë ndikon pozitivisht edhe në të parët, forcon imunitetin, ndërkaq është konstatuar se edhe pengon shfaqjen e kancerit në gji dhe në qafën e mitrës. Mjekët gjermanë e rekomandojnë për zbutjen e hemorroideve.

Manaferrat e freskëta janë më të shijshme me pak mjaltë apo sheqer. Nga to mund të bëhen lëngu, vera, kompoti, likeri, xhemi, pite të shijshme dhe ëmbëlsira.

Efektet tjera në organizmin e njeriut janë edhe këto:

Largon aneminë

Forcon sistemin imunitar

Rregullon sistemin e qarkullimit të gjakut

Forcon eshtrat dhe muskujt

Ndihmon nga stresi oksidativ

Jep energji