Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Efektet e shëndetshme të perimeve të bardha. - Bujqesia.eu

Efektet e shëndetshme të perimeve të bardha.

0

perimetttttt

Perimet me ngjyrë të bardhë mund të jenë gjithashtu shumë të mira. Këto janë perime të cilët kanë përmbajtje të ndryshme si magnezi, kaliumi dhe fibrat të cilat kanë një rëndësi të veçantë për trupin tonë. Pjesë e këtyre ushqimeve janë;

Lulelakra.

Lulelakra, si dhe perimet tjera nga familja e saj (brokoli, lakra, lakra e Brukselit), përmbajnë komponime të sulfurit, ato komponime kontribuojnë në luftën kundër kancerit, formimin e indit të eshtrave dhe në sigurimin e shëndetit për enët e gjakut.
Kërpudhat kanë pak kalori, nuk kanë yndyrë, nuk kanë kolesterol, nuk kanë gluten, kanë shumë pak natrium, e janë të pasura me selen, kalium, riboflavinë, vitaminë D dhe vitaminë B3.

Hudhra.

Për hudhrën besohet se mundet ta nxisë rritjen e qimeve, të bëjë që të zhduken puçrrat dhe të na mbajë larg gripit dhe ftohjes. Karakteristikat antioksiduese të saj e përmirësojnë imunitetin, e në mënyrë që më së miri ta përdorni alicinën, substancën aktive kimike të hudhrës, e preni dhe e lini që të qëndrojë pak para se ta përfshini në gjellë.

Qepa.

Qepa është shumë e shëndetshme, ndërsa kvecetina, substanca kimike që gjendet në qepë, është e mirë kundër inflamacionit, e mundet të lehtësojë edhe problemet që shkakton artriti. Përveç kësaj, kvercetina lidhet edhe me rrezik të reduktuar nga zhvillimi i kancerit, me rrezik më të ulët nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti, si dhe me imunitet më të mirë.

Patatja.

Patatja e bardhë siguron mjaft fibra, shumë më shumë kalium se cilado pemë ose perime tjetër. Një patate e pjekur e paqëruar e madhësisë mesatare përmban 163 kalori, 940 miligramë kalium dhe 3.6 gramë fibra. Bananja e cila gjithashtu ka ngjyrë të bardhë, përmban 422 miligramë kalium dhe 3.1 gramë fibra.