Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ekinokokoza tek kafshët. - Bujqesia.eu

Ekinokokoza tek kafshët.

0

lopaaaaaaaaaaaaaa

Ekinokokoza është një sëmundje parazitare që prek të gjitha kafshët bujqësore e shtëpiake, kryesisht gjedhët, dhentë, derrat e qentë, duke shkaktuar uljen e prodhimeve blegtorale dhe deri në ngordhjen e tyre. Përveç kafshëve ekinokokoza prek edhe njerëzit duke shkaktuar rrezikshmëri për jetën dhe shëndetin e tyre. Ekinokoku përfaqëson një fshikëz të mbushur me lëng që lokalizohet në organe të ndryshme, kryesisht në mëlçi dhe mushkëri. Rritja e fshikëzave te kafshët zgjat 5-10 vjet dhe te njerëzit 10-30 vjet.
Prekshmëria e kafshëve shtëpiake nga ekino kokoza, siç janë gjedhët dhe dhentë, bëhet e mundur nga kullotjet jashtë, e sidomos kur në këto kullota ka qen.
Burimet e infestimit
Burim kryesor për përhapjen e ekinokokozës janë qentë e infestuar, të cilët nëpërmjet jashtëqitjes nxjerrin vezët e parazitit, që merren nga kafshët barngrënëse gjatë kullotjes dhe në organizmin e tyre zhvillohet larva deri në parazitin e rritur të ekinokokut.
Njerëzit infestohen duke rënë në kontakt me qentë e infestuar, si dhe duke ngrënë perime të palara ose duke pirë ujë të përlyer me vezë të ekinokokut.
Shenjat klinike
Sëmundja ka karakter kronik dhe nuk ka shenja të dukshme klinike. Në rastet e rënda të sëmundjes kur mëlçia dhe mushkëritë kanë shumë fshikëza ekinokoku, në gjedhët me mushkëri të prekura shfaqen çrregullime në frymëmarrje, si dispne, kollë e gjatë dhe e thatë, çrregullime në tretje dhe dobësi e përgjithshme.
Diagnoza Vendoset te kafshët e therura ose të ngordhura, duke gjetur fshikëzat e ekinokokut në mushkëri e mëlçi.
Mjekimi dhe masat profilaktike
Kafshët e prekura me ekinokokozë nuk mjekohen.
Masat para mbrojtëse janë: zhdukja e qenve endacakë, mënjanimi i infestimit të qenve, kafshëve dhe njerëzve, organet e prekura me fshikëza ekinokoku të mos u jepen qenve për konsum, etj.