Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ekspertet amerikane kerkojne kufizimin e perdorimit te antibiotikeve ne Blegtori. - Bujqesia.eu

Ekspertet amerikane kerkojne kufizimin e perdorimit te antibiotikeve ne Blegtori.

0

antibiotik

Rregullatorët amerikanë po u kërkojnë kompnive të heqin nga përdorimi antibiotikët për rritjen e gjësë së gjallë. Kritikët thonë se kjo praktikë nga shtuar rrezistencën ndaj tyre nëpër botë.
Fermat e mëdha blegtorale nëpër botë përdorin shpesh doza të vogla antibiotikësh për të ndihmuar në rritjen e shëndetëshme të bagëtisë me më pak ushqim. Ekspertët thotë se kjo i bën bakteret të zhvillojnë imunitet që sjell si pasojë dobësimin e efektit të antibiotikëve tek njerëzit.
Masa e re do të ndalonte praktikën e përdorimit të antibiotikëve për rritjen e kafshëve brenda tri vjetësh dhe do të kërkonte nga veterineri që të jepte recetë për përdorimin e tyre me qëllime të tjera, thotë zv/komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve, FDA, Michael Taylor.
“Me këto ndryshime, përdorimi i tyre do të jetë më i paktë dhe tepër i kontrolluar në rastet e domosdoshme për të minimizuar ndikimin në efektin e tyre”.
Ndryshimet janë vullnetare, gjë që i ka zëmëruar disa nga kritikët e FDA-së.
Por Taylor thotë se ky version është më i shpejtë se sa procesi i gjatë dhe i komplikuar rregullator. Ai shton se nëse kompanitë nuk e bëjnë këtë vullnetarisht, FDA-ja mund t’i bëjë ndryshimet të detyrueshme.
Mjeku Dimitri Drekonja i Shoqatës Amerikane të Sëmundjeve Infektive, thotë se nisma e FDA-së është një hap i parë pozitiv përpara.
“Nëse kjo bëhet vullnetarisht nga e gjthë industria dhe përkrahet nga të tjerët, atëhere do të duhet një hap i vetëm dhe i fundit. Por kam rezervat e mia për këtë”.
Disa kompani të mëdha ilaçesh kanë rënë tashmtë dakord për ndryshimet. Liz Wagstrom, kryeveterinere e Këshillit Kombëtar për Prodhueshit e mishit të Derrit, thotë se industria e saj është e predispozuar të përshtatet.
“Ne mund të humbasim një farë efiçence. Mund të kemi disa kafshtë që të mos rriten aq shpejt ose do të duhet më tepër ushqim për rritjen e tyre të plotë”.
Me reduktimin e përdorimit të antibiotikëve, mund të ketë më shumë kafshë të sëmura, thotë ajo, por ajo nuk komentoi për pasojat e mundëshme. Mjeku Dimitri Drekonja thotë se është vështirë të përcaktohet ndikimi i kësaj mase në efektin e antibiotikëve.
“Do të ishte mirë që të vëzhgohej përdorimi i dozave të antibiotikëve dhe efekti i tyre, por ne nuk e kemi një mundësi të tillë”.
Drekonja thotë se mungojnë statistikat e sakta për përdorimin e antibiotikëve nga fermat dhe nga mjekët. Të tjetë kanë vënë në dukje se disa bakterie kanë ruajtur rezistencën për vite me radhë dhe disa antibiotikë janë ndaluar të përdoren tek kafshët.
Ndërsa ekspertët paralajmërojnë se po afton koha e ndalimit të antibiotikëve në gjënë e gjallë, mjekët thonë se kanë marrë më shumë masa për të kufizuar përdorimin e tyre dhe një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe sektori blegtoral.