Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Emfizema alveolare te kafshët. - Bujqesia.eu

Emfizema alveolare te kafshët.

0

Emfizemat sipas zhvillimit janë akute dhe kronike. Emfizema alveolare akute është grumbullimi në sasi jonormale i ajrit në alveolat pulmonare. Ajo shoqërohet me zmadhim të përkohshëm të alveolave, por pa ndryshime morfologjike në indin e mushkërive.

lopaaaaaaaaaaaa
Pas mjekimit dhe shërimit të kafshës alveolat këthehen në gjendjen e tyre normale të mëparshme. Emfizema alveolare kronike karakterizohet nga zgjerimi i përhershëm i alveolave dhe nga humbja e theksuar e elasticitetit të indit pulmonar.
Shkaqet
Emfizema alveolare akute shfaqet gjatë një frymëmarrjeje dhe frymënxjerrje të shtuar dhe të fortë që vërehet gjatë lodhjeve fizike (sidomos në kafshët e punës), eksitimeve të mëdha, etj. Në lopë emfizema alveolare vërehet edhe gjatë pëllitjeve të forta që vazhdojnë për një kohë të gjatë. Ndërsa emfizema kronike që është dhe më e shpeshtë sidomos në njëthundrakët mund të jetë si vazhdim i emfizemës alveolare akute ose rrjedhojë e mikrobronkitit kronik. Emfizema kronike vërehet në vazhdim të një pune të sforcuar në terene të forta, tërheqja e karrove në vende me zhavor, me baltë e me pjerrësi. Më shpesh takohet në kafshët që futen në moshë të re n ë punë dhe shfrytëzohen pa kriter.
Në shkakësinë e kësaj sëmundjeje ndikojnë dhe pluhurat, ushqimet me pluhur, ushqimet e mykyra, etj.
Këta faktorë ngacmojnë mbaresat nervore të mukozës së bronkioleve duke shkaktuar spazma të bronkeve.
Si rrjedhojë e spazmës ndodh tkurrja e muskulaturës së bronkeve. Kjo zvogëlon hapësirat bronkiale dhe pengon daljen e ajrit që ka hyrë gjatë frymëmarrjes. Grumbullimi i madh i ajrit në alveola bën që të ulet elasticiteti, të keqësohet të ushqyerit e mureve të tyre si rrjedhojë e çrregullimit të qarkullimit të gjakut.
Emfizema alveolare e pjesshme vërehet ngjitur me zonat e mushkërisë që janë me procese bronkopneumonike ose atelektazike dhe që nuk funksionojnë në mënyrë të mjaftueshme.
Shenjat klinike
Emfizema akute e mushkërisë fillon pa pritur, ose pas një farë kohe në vazhdim të mikrobronkitit. Në formën akute karakteristike është frymëmarrja e vështirësuar. Kafsha është e shqetësuar dhe për të lehtësuar frymëmarrjen kokën e qafën i shtrin përpara dhe këmbët e para i mban të hapura anash.Mukozat janë cianotike.
Shenjat klinike në formën kronike shfaqen gjatë punës. Ato shfaqen me lodhje të kafshës, me frymëmarrje të vështirësuar me zgjatje të fazës frymënxjerrëse dhe me dy faza, zgjerim të flegrave të hundës, me zgjatje të qafës. Këto shenja qëndrojnë për një kohë të gjatë edhe pas mbarimit të punës. Te kafsha e sëmurë vërehet thellim i madh i muskujve ndërbrinjorë.
Karakteristike është se në kohën e frymëmarrjes tkurrja e fortë e muskulaturës së barkut formon një vijë që tregon kufirin e muskujve që tkurren.
Në auskultim dëgjohet frymëmarrje vezikulare e dobësuar madje disa herë është aq e dobët sa mezi dëgjohet. Kur emfizema është e shoqëruar me bronkit dëgjohen edhe bronke të thata (ose të lëngëta), si dhe zhurma fishkëllyese, gjë që tregon për ngushtim të bronkeve, sidomos në pjesët e fundit dhe të përparme të mushkërive. Në perkutim dëgjohet tingull timpanik dhe zgjerim i fushës së perkutimit. Brinjët janë të ngritura si rrjedhojë e zmadhimit të mushkërive. Kjo i jep kraharorit pamjen e fuçisë në të cilin duken qartë harqet e brinjëve. Mukozat janë cianotike. Çrregullime vërehen edhe në zemër. Tonet e zemrës janë të dobët, aritmikë. Kafsha djersit shumë gjatë punës.Sëmundja zakonisht nuk rrezikon jetën e kafshës, por e bën atë të paaftë për punë. Në emfizemën alveolare akute, prognoza është e favorshme, kurse emfizema alveolare kronike zgjat për shumë kohë dhe prognoza në përgjithësi nuk është e mirë.
Diagnoza
Vendosja e diagnozës bazohet në të dhënat e anamnezës dhe shenjat klinike. Diagnoza në emfizemën alveolare akute vendoset edhe mbi bazën e mjekimit duke injektuar atropinë. Edhe emfizema alveolare kronike diagnostikohet lehtë sepse ka shenja klinike të qarta.
Mjekimi dhe masat parandaluese
Në emfizemën alveolare akute, kafsha vendoset në pushim absolut në stallë të qetë, të freskët, të ajrosur, të mos ketë pluhur dhe të ketë shtresë të bollshme dhe të pastër. Për përmirësimin e frymëmarrjes përdoret atropina tretësirë 1 % e saj. Për mjekimin e kafshës së sëmurë përdoren dhe antihistaminikët, glikokortikoidët dhe kalcioboroglukonat. Për të ndihmuar dhe përmirësuar punën e zemrës përdoret kofeina, strofantina, etj. Ndërsa për emfizemën alveolare kronike deri sot nuk njihet ndonjë metodë apo medikament që të ndikojë në shërimin e plotë të kafshës.
Procesi që ka ndodhur është i pashërueshëm. Kafsha me emfizemë kronike mbetet invalid respirator.