Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Enterotoksemia (Zorrëza) tek kafshët - Bujqesia.eu

Enterotoksemia (Zorrëza) tek kafshët

0

delet

Zorrëza është një sëmundje infektive me zhvillim akut, që shfaqet me helmimin e gjithë organizmit nga helmet e mikrobit që futet në zorrë. Sëmundja shfaqet në stinën e dimrit kur ka ngrica dhe mungesë bari në kullotë.
Shkaktari i sëmundjes është mikrobi Paludis ovitoxicus, i cili formon spore në ambientin e jashtëm.
Burimet e infeksionit
Burim primar është kafsha e sëmurë, e cila me jashtëqitjet përlyen kullotën. Sëmundja është stinore dhe me origjinë kullosore. Mikrobi futet në organizëm nëpërmjet aparatit tretës dhe gjirit.
Shenjat klinike
Sëmundja zhvillohet shumë shpejt. Në darkë, kafsha është e shëndoshë, në mëngjes gjendet e sëmurë dhe pas 1-2 orëve ngordh. Ngordhja vërehet kur kafshët janë në kullotë duke shfaqur këto shenja: kafsha ka shqetësime, bie për tokë, rrotullohet disa herë, kthen kokën prapa, kërcet dhëmbët, ka shpeshtim të frymëmarrjes dhe të pulsit, vërehet diarre me erë të keqe dhe më pas ngordh.
Diagnoza
Vendoset në bazë të shenjave klinike, të të dhënave epizootologjike dhe analizave bakteriologjike.
Profilaksia
Veçimi i kafshëve të sëmura, groposja e kufomave, dezinfektimi i vendit ku ka qëndruar dhe ngordhur kafsha, ndërrimi i kullotës dhe ndalimi i kullotjes së dhenve në kullotat me ngrica. Përdorimi i vaksinës kundër Enterotoksemisë jep rezultate të mira.