Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Farat e lulediellit, burim i mirë vitaminash - Bujqesia.eu

Farat e lulediellit, burim i mirë vitaminash

0

fara luledielli 1

Farat e lulediellit janë një produkt që kanë përmbajtje të shkëlqyeshme vitaminash B1, B5 dhe E. Kjo e fundit është shumë e rëndësishme sepse vepron si një antioksidant në trupin tone dhe lufton radikalët e lirë.

Ajo konsiderohet si një vitaminë kundër plakjes dhe shton imunitetin. Më së shumti nevojë për Vitamina E kanë gratë shtatzëna dhe ato me foshnja që I ushqejnë me gji.

Vetëm 50 gramë fara luledielli ofrojnë 100 për qind nevoja për Vitaminë E për trupin e njeriut. Këto fara janë burim i mire i mineraleve siç është magnezi,  potasiumi dhe hekuri.

Farat e lulediellit përmbajnë gjithashtu amino-acide, fibra dietalë dhe acid linoleik (acid ky shumë i rëndësishëm kundër dhjamit), ato gjithashtu përmbajnë yndyra që ulin nivelin LDL (kolesterolin e keq) dhe e rrisin HDL (kolesterolin e mirë).