Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php:19) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-includes/feed-rss2.php on line 8 Bujqesia.eu http://bujqesia-ks.com Thu, 07 Jun 2018 15:47:59 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=4.8.7 DËMTUESIT E MOLLËS! http://bujqesia-ks.com/demtuesit-e-molles/ http://bujqesia-ks.com/demtuesit-e-molles/#respond Thu, 07 Jun 2018 15:47:59 +0000 http://bujqesia-ks.com/?p=5600 Krimbi i mollës (Carpocapsa pomonella) Është nga dëmtuesit më të rrezikshëm të mollës. Insekti i rritur ka një njollë karakteristike rrethore me ngjyrë të mbyllët në pjesën e parë të krahëve të përparmë e cila është e rrethuar me dy vija ngjyrë ari. Vezët femra i depoziton në gjethe, fruta dhe në vend degëzime të

The post DËMTUESIT E MOLLËS! appeared first on Bujqesia.eu.

]]>

Krimbi i mollës (Carpocapsa pomonella)

Është nga dëmtuesit më të rrezikshëm të mollës. Insekti i rritur ka një njollë karakteristike rrethore me ngjyrë të mbyllët në pjesën e parë të krahëve të përparmë e cila është e rrethuar me dy vija ngjyrë ari. Vezët femra i depoziton në gjethe, fruta dhe në vend degëzime të pemës. Prek mollën, kajsinë, dardhën, pjeshkë, kumbullën etj. Zhvillon 2 gjenerata brenda vitit. Në fillim të majit dalin fluturat dhe menjëherë fillojnë me depozitimin e vezëve. Gjenerata e dytë paraqitet në mes të korrikut vemjet kërkojnë frytin ku edhe futen në brendi.
Dëmet i shkaktojnë larvat të cilat futen në brendi të frutit dhe ushqehen me brendinë e tij si dhe me farat e mollës. Përveç dëmeve duke ushqyer ajo frutat i ndotë edhe me jashtëqitje duke ulur kualitetin e tyre.

Masat e luftimit
Nga masat agroteknike me rëndësi të veçantë janë krasitja e degëve të thata dhe pastrimi i trungjeve dhe degëve nga lëkura e vjetër qysh në pranverë, mbledhja dhe zhdukja e frutave të rënë të tokë, vendosja e brezave nga kashta rreth trupave të mollës në fund tëverës dhe heqja e tyre gjatë dimrit për të shkatërruar vemjet të cilat gjinden aty etj.
Nga masat kimike rekomandohet spërkatja dimërore me preparatet: Kreozan, Galmin, Galpar, Frutapon etj. Luftohen vemjet menjëherë pas çeljes së tyre dhe para depërtimit në brendi të frutit me preparate: Sistemin, Ultracid, Lebaycid, Basudin, Sumition, Zolone, etj.

Lulengrënësi i mollës (Anthonomus pomorrum)
Lulengrënësi i mollës është i përhapur kudo ku kultivohet molla. Ka përmasa trupore rreth 5 mm, ngjyrë të zezë dhe të mbuluar me push. Ka një brez në formë te shkronjës V në pjesën e prapme të krahëve. Dimëron insekti i rritur në lëvore të trupit të mollës. Brenda vitit e zhvillon 1 gjeneratë. Herët në pranverë kur temperature të jete mbi 9°C për disa ditë që përket me fazën e fryrjes së sythave paraqiten insektet e rritura të cilat ushqehen me sytha duke hapur vrima të thella. Në kohën e gjelbërimit të sythave femra vendos nga një vezë në çdo syth frutorë ku më pas qelin larvat të cilat ushqehen me brendinë e tyre.
Insekti i rritur i këtij brezi për dy tre javë ushqehet me gjethet e mollës të cilat i skeletizon ose bën vrima në frute. Ngritja më vonë e temperaturës së ambientit dhe rënia e përqindjes së lagështisë së ajrit, detyron dëmtuesin të kalojë në të çarat e lëvores në vrimat e trungut, në vjeshtë futet për dimërim nën gjethet e rrëzuara në sipërfaqe të tokës.

Masat e luftimit
Nga masat agroteknike rol të rëndësishëm luan përmbysja e tokës rreth kurorës së mollës, shkundja e degëve në çarçaf në pranverë nëkohën e fryrjes së sythave, vendosja e brezave kapës në trungjet e pemëve në vjeshtë dhe djegia e tyre në dimër. Nga preparatet kimike rekomandohet spërkatja dimërore me preparatet: Kreozan, Galmin, Galpar etj., kurse gjatë vegjetacionit me preparatet: Zolone, Gusathion, Fenotrition etj.

Breshkëza e Kalifornisë (Aspidiotus perniciosus)
është dëmtues mjaft i përhapur në vendin tonë i cili shkakton dëme të ndjeshme në sasinë dhe cilësinë e prodhimit. Përveç frutave, dëmton dhe trungjet, degët e njoma dhe gjethet. Trungjet dhe degët e dëmtuara rëndë zakonisht kanë lëvoren tëplasaritur, prodhimi pakësohet gradualisht ndërsa gjethet rrëzohen para kohe dhe brenda disa vjetëve e tërë pema thahet.
Dëmtuesi dimëron në fazën e larvës së moshës së parë nën mbulesën e trupit të tyre dhe aktivizohet në kohën e fryrjes së sythave. Femra e rritur prodhon deri 100 larva të cilat menjëherë pas daljes janë shumë aktive, lëviz shpejtë dhe në fund stabilizohen në njëvend ku i redukohen antenat, sytë dhe këmbët duke u kthyer kështu në një formë të palëvizshme. Pas 10-12 ditëve, braktis mbulesën kitinore dhe vishet me mbulesë të re dhe kthehet në formë të rritur. Breshkëza e Kalifornisë formon tri gjenerata brenda vitit.

Masat e luftimit
Bëhet pastrimi i lëvores së drurëve nga të gjitha objektet e huaja me furça të ashpra, etj. Nga masat kimike rekomandohet para fryrjes së sythave spërkatja dimërore me preparatet: Galmin, Galpar, Parapin, Frutapon, etj., kurse gjatë vegjetacionit me preparate: Sistemin, Metasistoks, Dimekron, Imidan, Rogor, etj.
Turigjati i pemëve (Rhynchytes baccus)
Është i përhapur kudo në vendin tonë dhe prek mollën, kumbullën, qershinë dhe kajsinë. Insekti i rritur bren lastarët, gjethen e frutat kurse larva zhvillohet në frutë dhe ushqehet me brendinë e tij. Lastarët e dëmtuar nuk zhvillohen kurse frutat e dëmtuar preken nga sëmundja e kalbëzimit (Monilia) dhe bien në tokë para kohe. Insekti i rritur dimëron nën lëvore të pjesëve të ndryshme bimore apo në vende tjera të fshehta. Zhvillon një gjeneratë brenda vitit.

Masat e luftimit
Masat e luftimit ngjashëm si te lulëngrënësi i mollës.
Mollën e sulmojnë edhe dëmtues tjerë të cilët paraqiten me intensitet më të ulët:
Tenja e mollës (Hyponomeuta malinellus),
Morri i përgjakshëm (Eriosoma lanigerum), etj.

Sëmundjet e mollës:
Kroma e mollës (Venturia inaequalis)
Kroma e mollës numërohet ndër sëmundjet më të rrezikshme të mollës e cila paraqitet për çdo vit. Infeksionet primare paraqiten zakonisht në fillim të prillit dhe majit deri në mes të qershorit përmes lirimit të askosporeve nga gjethet e rëna në tokë.
Te infeksionet e hershme vie deri te rënja e gjetheve dhe e frutave kurse te infeksionet e vona vie deri te deformimi i frutave të cilët humbin vlerën tregtare të tyre.
Faza më kritike te molla është deri te faza kur frytet e formuara të kenë madhësinë e arrës që përkon me infeksionet primare kurse infeksionet sekondare paraqiten deri ne shtator.

Masat e luftimit
Nga masat agroteknike për luftimin e sëmundjes vend të rëndësishëm luan mbledhja dhe zhdukja e mbeturinave bimore për të eliminuar potencialin infektues të sëmundjes, mbledhja dhe shkatërrimi i frutave të infektuar etj.
Masat kimike duke përdorur preparate kimike rekomandohet të bëhet herët në pranverë deri në fazën e veshëve të miut me fungicidet në bazë të bakrit ndërkaq gjatë vegjetacionit rekomandohet të përdoren ndonjëri prej këtyre preparateve: Baykor, Rubigan, Benlate, Punch, Ditan, Antracol, Cineb, Venturin, Ortocid, Kaptan, etj.

Hiri i mollës (Podosphera leucotricha)
Paraqitet në gjethe dhe lastarë në të cilët edhe dimëron në formë të micelit.
Kultivarët e ndryshëm kanë ndjeshmëri të ndryshme, kështu me i ndjeshmi është Jonatani, Idaredi dhe Jonagoldi, etj.
Gjethet e infektuara më ngadalë zhvillohen, thahen dhe bien në tokë.
Te infeksionet e mëdha frytet janë më të vegjël më pak formohen sythat frutorë kështuqë rendimenti në vitin e ardhshëm zvogëlohet në masë të madhe.
Patogjeni zhvillohet në sipërfaqe kurse në gjethe vërehet një shtresë ngjyrë të përhimet që janë organet e riprodhimit të kërpudhës.

Masat e luftimit
Nga masat agroteknike rekomandohet eliminimi i lastarëve të infektuar nga pemët me qëllim të zvogëlimit të potencialit infektues të sëmundjes, mbjellja e kultivarëve imun të cilët preken më pak nga sëmundja dhe masa tjera.
Nga masat kimike rekomandohet gjatë vegjetacionit të përdoren fungicidet: Karatane, Bayleton, Afugan, Rubigan, Kosan, Kumulan etj.

Ndezja bakteriale (Erwinia amylivora)
Shkaktari i sëmundjes është patogjeni Erwinia amylovora e cila është një baktere mjaft e përhapur në vendin tonë duke shkaktuar dëme të mëdha te molla.
Bimët të cilat preken nga sëmundja janë: dardha, molla, ftoni, etj. Në lule, gjethet e reja paraqiten njollat ujore, vyshkja dhe zonat nekrotike.
Patogjeni dimëron në vendet kancerogjene në pjesë të ndryshme bimore prej nga përhapet në tërë plantacionin e pemëve përmes mjeteve të punës, krasitjes dhe formave tjera.
Kushtet me lagështi favorizojnë patogjenin kurse infeksioni shkaktohet përmes plagëve dhe lëndimeve të ndryshme në pjese të ndryshme bimore apo përmes hyrjeve natyrale të bimës.

Masat e luftimit
Sëmundja vështirë shërohet dhe në këtë drejtim mbjellja e varietetet rezistente, higjiena, plehërimi jo i tepërt sidomos me azot luajnë rol të rëndësishëm në pengimin e paraqitjes dhe përhapjes së sëmundjes.
Nga masat kimike rekomandohet trajtimi me antibiotikët (streptomicina) dhe preparate të cilat kanë materie aktive bakrin, sidomos në fidanishte dhe në pemishtet komerciale
Sëmundje tjera të cilat prekin mollën janë:
Kalbëzimi i frutave (Monilia fructigena),
Kanceri i trupit të mollës (Phythophthora spp.).

The post DËMTUESIT E MOLLËS! appeared first on Bujqesia.eu.

]]>
http://bujqesia-ks.com/demtuesit-e-molles/feed/ 0
Çka duhet të pini së pari në mëngjes? http://bujqesia-ks.com/cka-duhet-te-pini-se-pari-ne-mengjes/ http://bujqesia-ks.com/cka-duhet-te-pini-se-pari-ne-mengjes/#respond Thu, 07 Jun 2018 15:25:41 +0000 http://bujqesia-ks.com/?p=5597 Është e rëndësishme si e filloni ditën tuaj. Pikërisht mengjesi  është shumë me rend ësi se si e filloni. Gjatë natës, gjersa jeni në gjumë trupi dehidratohet. Nuk keni pirë asgjë për disa orë dhe trupi ka nevojë që të marrë sasinë e duhur të ujit. E preferueshme është që gjëja e parë që bëni

The post Çka duhet të pini së pari në mëngjes? appeared first on Bujqesia.eu.

]]>
Është e rëndësishme si e filloni ditën tuaj. Pikërisht mengjesi  është shumë me rend ësi se si e filloni.

Gjatë natës, gjersa jeni në gjumë trupi dehidratohet. Nuk keni pirë asgjë për disa orë dhe trupi ka nevojë që të marrë sasinë e duhur të ujit.
E preferueshme është që gjëja e parë që bëni në mëngjes të jetë konsumimi i ujit, pa pirë apo ngrënë asgjë para këtij veprimi.
Uji duhet të jetë i pastër, mos i shtoni limon apo diçka freskuese të ngjashme, sepse uji i pastër do të kalojë në organizëm menjëherë, kurse nëse përmban diçka do të mbetet më gjatë në bark dhe kështu nuk e kryen rolin për të cilin keni nevojë në mëngjes

The post Çka duhet të pini së pari në mëngjes? appeared first on Bujqesia.eu.

]]>
http://bujqesia-ks.com/cka-duhet-te-pini-se-pari-ne-mengjes/feed/ 0
Muaji i Ramazanit: Çfarë ushqimesh duhet shmangur për iftar http://bujqesia-ks.com/muaji-i-ramazanit-cfare-ushqimesh-duhet-shmangur-per-iftar/ http://bujqesia-ks.com/muaji-i-ramazanit-cfare-ushqimesh-duhet-shmangur-per-iftar/#respond Wed, 06 Jun 2018 17:54:58 +0000 http://bujqesia-ks.com/?p=5594 Muaji i Ramazanit konsiderohet muaji më i shenjtë i tërë vitit sipas traditës islame. Por, çfarë duhet të hani për iftar? Çfarë rekomandojnë ekspertët? Mos përzieni pemë me shujtat tuaja: Agjërimin prisheni me pemë ose konsumoni pasi ta keni përfunduar shujtën – pra mos i përzieni me shujta. Kur pemët kombinohen me minerale, yndyra dhe

The post Muaji i Ramazanit: Çfarë ushqimesh duhet shmangur për iftar appeared first on Bujqesia.eu.

]]>
Muaji i Ramazanit konsiderohet muaji më i shenjtë i tërë vitit sipas traditës islame.

Por, çfarë duhet të hani për iftar? Çfarë rekomandojnë ekspertët?

Mos përzieni pemë me shujtat tuaja: Agjërimin prisheni me pemë ose konsumoni pasi ta keni përfunduar shujtën – pra mos i përzieni me shujta. Kur pemët kombinohen me minerale, yndyra dhe proteina, ato mund ta pengojnë procesin e tretjes.

Mos e kombinoni djathin me ushqime arrore (arra, bajame, fistekë, etj.) dhe ushqimet e detit me mishra tjerë: Trupi i njeriut është i programuar ta tretë vetëm një formë të koncentruar të proteinës në një kohë. Konsumimi i më shumë llojeve të proteinës mund të shkaktojë komplikime në sistemin tretës.
Shmangni kombinimin e ushqimeve agrume me ushqime të bazuara në qumësht: Acidi acidik që gjendet në qumësht mund të shkaktojë pakëndshmëri në stomak. Pasi që ushqimet të fituara nga qumështi nuk shkojnë mirë me proteina, ju duhet të shmangni këtë.
Hani me kujdes: Mos u nxitoni duke ngrënë. Nëse trupi pranon shumë ushqim brenda një kohe të shkurtë kohore pasi që ka qëndruar tërë ditën pa ngrënë, ai mund të ketë probleme me tretje dhe probleme gastrike. Fillojeni iftarin me pemë, jogurt, lëngje të ndryshme dhe pastaj fillojani shujtës kryesore. Kjo do t’i jep kohë stomakut ta përgatis veten dhe të funksionojë siç duhet.

The post Muaji i Ramazanit: Çfarë ushqimesh duhet shmangur për iftar appeared first on Bujqesia.eu.

]]>
http://bujqesia-ks.com/muaji-i-ramazanit-cfare-ushqimesh-duhet-shmangur-per-iftar/feed/ 0
SHFKQ kërkon ndalimin e importit të qumështit pluhur dhe sqarime nga AUV! http://bujqesia-ks.com/shfkq-kerkon-ndalimin-e-importit-te-qumeshtit-pluhur-dhe-sqarime-nga-auv/ http://bujqesia-ks.com/shfkq-kerkon-ndalimin-e-importit-te-qumeshtit-pluhur-dhe-sqarime-nga-auv/#respond Wed, 06 Jun 2018 17:35:31 +0000 http://bujqesia-ks.com/?p=5591 Shoqata e Farmerëve Kosovarë të Qumështit ka reaguar ndaj intervistës së drejtorit të AUV-së Valdet Gjinovci, dhënë Kosovapressit më 30 maj 2018. Në vazhdën e problemeve me të cilët ne si fermerë të qumështit po përballemi dita ditës, na doli përpara edhe intervista e z. Valdet Gjinovci dhënë Kosovapressit më 30 maj 2018, nis reagimi

The post SHFKQ kërkon ndalimin e importit të qumështit pluhur dhe sqarime nga AUV! appeared first on Bujqesia.eu.

]]>

Shoqata e Farmerëve Kosovarë të Qumështit ka reaguar ndaj intervistës së drejtorit të AUV-së Valdet Gjinovci, dhënë Kosovapressit më 30 maj 2018.

Në vazhdën e problemeve me të cilët ne si fermerë të qumështit po përballemi dita ditës, na doli përpara edhe intervista e z. Valdet Gjinovci dhënë Kosovapressit më 30 maj 2018, nis reagimi i Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit.

Në këtë intervistë, ndër të tjera, ai flet për një rritje enorme të importit të qumështit pluhur: nga (sasia me vlerë) 217 mijë euro, sa kishte në vitin 2013, në 2 milionë euro në vitin 2017. Pra një rritje prej 1000% brenda 4 viteve.

Importi i pakontrolluar i qumështit pluhur dëmton gjithë industrinë vendore të qumështit, e sidomos neve fermerëve, theksohet në reagim.

Brengë e jona mbesin informacionet jozyrtare se në emër të këtij qumështi pluhur në fakt janë duke u importuar proteina të qumështit të modifikuara gjenetikisht, e të cilat përdoren për prodhimin e produkteve me bazë vajin e palmës.

Dyshimet tona bazohen në atë se nëse këto shifra do të ishin të vërteta, atëherë shitja e qumështit nga fermerët kosovarë do binte në më shumë se 70% (minus).

Sipas raporteve të fermerëve kjo shifër nuk është as për së afërmi e tillë. Grumbullimi i qumështit nga fermat tona prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë të qumështit mbetet pothuajse i njëjtë me ndonjë rënie ose ngritje të papërfillshme. Andaj ne dyshojmë që nuk kemi të bëjmë me import të qumështit pluhur, ose hirrës, por import i proteinave të qumështit gjenetikisht të modifikuara.

Me këtë rast kërkojmë nga AUV që t’i bëjë publike emrat e kompanive importuese dhe përdoruese të kësaj materie dhe t’i dërgojë ato mostra në analizë e rezultatet e tyre të bëhen publike.

Po ashtu me këtë rast kërkojmë që të ndalohet në tërësi importi i qumështit pluhur. Pse duhet të importohet qumësht pluhur kur kemi qumësht të freskët të mjaftueshëm për nevojat tona e bile edhe për të eksportuar?

Ia kujtojmë z.Gjinovci se ai dhe institucioni që ai drejton e ka humbur besimin tonë dhe të sektorit të qumështit në përgjithësi me neglizhimin e çështjes së vajit të palmës dhe mos publikimin e rezultateve të analizave të produkteve të qumështit marrë vitin e kaluar.

Andaj i bëjmë thirrje që t’i merr seriozisht shqetësimet tona, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit mbledh rreth vetes mbi 2000 fermerë dhe është organizmi më i madh në industrinë kosovare të qumështit.

The post SHFKQ kërkon ndalimin e importit të qumështit pluhur dhe sqarime nga AUV! appeared first on Bujqesia.eu.

]]>
http://bujqesia-ks.com/shfkq-kerkon-ndalimin-e-importit-te-qumeshtit-pluhur-dhe-sqarime-nga-auv/feed/ 0
Bashkimi Evropian planifikon te mbroje farmeret perballe tregtareve http://bujqesia-ks.com/bashkimi-evropian-planifikon-te-mbroje-farmeret-perballe-tregtareve/ http://bujqesia-ks.com/bashkimi-evropian-planifikon-te-mbroje-farmeret-perballe-tregtareve/#respond Thu, 02 Nov 2017 01:01:52 +0000 http://bujqesia-ks.com/?p=5583     BE-ja pritet të nxjerrë ligje të reja për të mbrojtur fermerët nga shitësit e mëdhenj. Supermarketet insistojnë se nuk janë ata përfituesit. Tani për tani supermarketet janë shndërruar në shinjestrën e BE-së. Brukseli është vënë në pozitë për vite me radhë sepse nuk dinte se si t’i përgjigjej ankesave dhe akuzave të fermerëve

The post Bashkimi Evropian planifikon te mbroje farmeret perballe tregtareve appeared first on Bujqesia.eu.

]]>
 

 

BE-ja pritet të nxjerrë ligje të reja për të mbrojtur fermerët nga shitësit e mëdhenj. Supermarketet insistojnë se nuk janë ata përfituesit. Tani për tani supermarketet janë shndërruar në shinjestrën e BE-së. Brukseli është vënë në pozitë për vite me radhë sepse nuk dinte se si t’i përgjigjej ankesave dhe akuzave të fermerëve në lidhje me faktin se ata nuk kanë pothuajse asnjë lloj të drejte kontraktuale kundër titanëve të tillë si Tesco e Britanisë dhe Carrefour i Francës.

Kërkesa kryesore e fermerëve është se BE-ja duhet të nxjerrë legjislacionin e duhur për t’i dhënë fund praktikave të padrejta tregtare siç janë pagesat e vonuara nga supermarketet dhe kontratat abuzive. Deri më tani, Komisioni është përpjekur ta paraqesë veten si një ndërmjetës neutral në këto grindje të hidhura dhe komplekse në lidhje zinxhirin e furnizimit me ushqime. Por kjo gjë ndryshoi të premten e kaluar, kur Komisioneri Europian për Bujqësinë, Phil Hogan, nisi një sulm të papritur kundër supermarketeve. Ai e deklaroi një gjë të tillë gjatë fjalimit që mbajti në Kështjellën e Dublinit dhe njoftoi se do të synonte të hartojë legjislacion për të mbrojtur fermerët nga supermarketet. Z. Hogan ishte shumë kategorik rreth asaj që deklaroi dhe e shprehu mjaft qartë se kush ishte për t’u fajësuar. “Konkretisht, supermarketet tani gëzojnë “super fuqi” për shkak të efektit të dyfishtë të globalizimit në rritje dhe një niveli të lartë përqendrimi brenda Europës”, tha ai. “Kjo u jep një farë “supremacie” mbi prodhuesit primar. “Mosbalancimi ndërmjet negociatave së përcaktuesve të çmimeve dhe marrësve të çmimeve është i zymtë, duke çuar në një situatë ku ekziston një “faktor frike” i vërtetë për fermerët, si pasojë e vonesave të pagesave dhe dhimbjeve të tjera të kokës”, tha ai në Dublin. Analisti i shitjeve me pakicë, Kantar, shprehet se zinxhirët e Tescos, Sainsburys dhe Asdas kontrollojnë afërsisht 60 për qind të tregut të ushqimeve në Angli. Në Francë, Carrefour, E. Leclerc dhe Intermarché kontrollojnë më shumë se 55 për qind. Fjalimi i ashpër i komisionerëve kundër shitësve të ushqimit shkaktoi një stuhi të telefonatash dhe takimesh emergjente të lobistëve të supermarketeve në Bruksel të shqetësuar për një sulm ndaj asaj që ata argumentojnë se duhet të mbetet një treg i lirë.
Shpërndarës apo përfitues?
Propozimi legjislativ i Hoganit pritet në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të përfshijë rregulla të reja që kanë për qëllim përmirësimin e transparencës së çmimeve në treg dhe rritjen e fuqisë së kooperativave bujqësore në mënyrë që fermerët të përballen me më pak probleme të tilla si pagesat e vonuara, kontrata të negociuara keq apo fuqi të kufizuar të negociatave.

Një tjetër ide që Brukseli shqyrtoi pas marrjes së rekomandimeve nga një grup i pavarur ekspertësh vitin e kaluar, do t’i detyronte vendet të vendosin të ashtuquajturit “rregullatorë” të produkteve ushqimore, të cilet mund t’i gjobisin supermarketet nëse ata sillen padrejtësisht me fermerët. Mbretëria e Bashkuar e ka nisur tashmë një iniciativë të tillë dhe në vitin 2015, u përball me faktin se supermarketi Tesco nuk i kishte paguar fermerët për mallrat e tyre për më shumë se një vit pas mosmarrëveshjeve mbi shumën që ai i deturohej atyre. Megjithatë, rrjetet e supermarketeve si Lidl dhe Carrefour, thonë se po shinjestrohen me pa të drejtë. Ata aktualisht blejnë shumë pak produkte direkt nga fermerët dhe në vend të kësaj merren me përpunues të mëdhenj si Arla, Nestle dhe Danone. Shumë nga shitësit këmbëngulin që këto padrejtësi bëhen nga bizneset e përpunimit dhe jo nga supermarketet. “Por e gjithë kjo është një tregim i sajuar nga komuniteti bujqësor, në ëmnyrë të tillë që për të gjitha problemet e tyre të fajësohen shitësit”, u shpreh Neil McMillan, Drejtor në EuroCommerce, një industri lobuese që përfaqëson grupe supermarketi të tilla si Carrefour, Tesco dhe Lidl.

The post Bashkimi Evropian planifikon te mbroje farmeret perballe tregtareve appeared first on Bujqesia.eu.

]]>
http://bujqesia-ks.com/bashkimi-evropian-planifikon-te-mbroje-farmeret-perballe-tregtareve/feed/ 0
Hapet panairi nderkombetar “Agrokos” http://bujqesia-ks.com/hapet-panairi-nderkombetar-agrokos/ http://bujqesia-ks.com/hapet-panairi-nderkombetar-agrokos/#respond Wed, 18 Oct 2017 16:21:29 +0000 http://bujqesia-ks.com/?p=5578 Për herën e 17-të në Prishtinë po mbahet panairi ndërkombëtar AGROKOS – agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve në Ballkanin Perëndimore. ‘AGROKOS 2017’ organizohet nga datat 18 – 20 tetor 2017, në Pallatin e Rinisë. Siç bëjnë me dije organizatorët, këtë vit ky panair sjell risi të shumta si: · Për herë të parë këtë vit kemi

The post Hapet panairi nderkombetar “Agrokos” appeared first on Bujqesia.eu.

]]>
Për herën e 17-të në Prishtinë po mbahet panairi ndërkombëtar AGROKOS – agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve në Ballkanin Perëndimore.
‘AGROKOS 2017’ organizohet nga datat 18 – 20 tetor 2017, në Pallatin e Rinisë. Siç bëjnë me dije organizatorët, këtë vit ky panair sjell risi të shumta si:
· Për herë të parë këtë vit kemi Pavijonin Holandez të organizuar nga Qeveria Holandeze dhe zyra për bashkëpunim dhe tregti pranë Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë,
· Pavijoni nga Bosnja së bashku me shumë kompani,
· Pjesëmarrje e lartë nga Shqipëria,
· Mbështetja e KIESA për prodhues vendorë,
· Kompani tjera individuale nga vendet e rajonit,
· Seminare të dedikuara për fermerë.
‘AGROKOS’ sjell traditën 17 vjeçare të pikëtakimit mes bizneseve të shumta të cilat synojnë zgjerimin e tregut në Ballkan, por edhe më gjerë. I organizuar me standarde të larta nga kompania CEO e certifikuar ndërkombëtarisht nga Asociacioni Ndërkombëtar i Panaireve me seli në Francë – UFI, panairi është specializuar tashmë në trajtimin individual të ekspozuesve, bashkëpunëtorëve por edhe vizitorëve të saj.
Përveç takimeve B2B, edicioni i sivjetmë rezervon takime të jashtëzakonshme me top ekspertet ndërkombëtarë të industrisë së kësaj fushe ku mund të diskutoni dhe këshilloheni drejtepersedrejti me ekspertet.
Duke u bërë pjesë e AGROKOS-it bizneset e kësaj industrie mësojnë për trendët në fushën e agrobiznesit, mësojnë për risitë e konkurrencës së tyre dhe zgjerojnë rrjetin tyre të distribuimit në nivelin ndërkombëtar.

The post Hapet panairi nderkombetar “Agrokos” appeared first on Bujqesia.eu.

]]>
http://bujqesia-ks.com/hapet-panairi-nderkombetar-agrokos/feed/ 0
Bima Aloe Vera -Biznes Fitimprures ne Shqiperi http://bujqesia-ks.com/bima-aloe-vera-biznes-fitimprures-ne-shqiperi/ http://bujqesia-ks.com/bima-aloe-vera-biznes-fitimprures-ne-shqiperi/#respond Tue, 26 Sep 2017 23:20:20 +0000 http://bujqesia-ks.com/?p=5573   Kultivimi i Aloe Verës në Shqipëri po shndërrohet në një biznes vërtet fitimprurës, duke premtuar një prespektivë të shkëlqyer për të apasionuarit e bimës së mrekullueshme. Falë përfitimeve dhe përdorimeve të panumërta, sot Aloe Vera po kultivohet gjerësisht në mbarë botën. Edhe në Shqipëri, prej disa vitesh, disa fermerë nga zonat e jugut të

The post Bima Aloe Vera -Biznes Fitimprures ne Shqiperi appeared first on Bujqesia.eu.

]]>

 

Kultivimi i Aloe Verës në Shqipëri po shndërrohet në një biznes vërtet fitimprurës, duke premtuar një prespektivë të shkëlqyer për të apasionuarit e bimës së mrekullueshme. Falë përfitimeve dhe përdorimeve të panumërta, sot Aloe Vera po kultivohet gjerësisht në mbarë botën.

Edhe në Shqipëri, prej disa vitesh, disa fermerë nga zonat e jugut të vendit kanë nisur kultivimin e kësaj bime mrekullibërëse, jo vetëm për vlerat kurative të saj por edhe për kërkesën në rritje në treg.

Teksa fusha të tëra shqiptare kanë nisur të mbushen me Aloe Vera, e ardhmja premton kultivimin masiv të saj dhe forcimin e një biznesi të ri në këtë drejtim. Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se Aloe Vera është një bimë që mund të kultivohet dhe përshtatet në pothuajse të gjitha klimat. Ndonëse është një bimë që kërkon kryesisht klimë të nxehtë dhe të thatë, ajo mund të rritet edhe në një vend me reshje nën mesataren e rajonit.

“Avantazhi i kultivimit të Aloe Verës qëndron në faktin se ajo nuk ka nevojë për shumë ujë dhe mirëmbajtje. Rritet lehtë ashtu si dhe kushtet që ajo kërkon janë minimale. Ndërkohë, kostot e prodhimit janë të pakta dhe përfitimet të shumëfishta. Si fillim eksperimentova me kultivimin e Aloes në vetëm një parcelë. Duke parë se rritja e saj ishte e mbarë vendosa ta kultivoja në sipërfaqe më të mëdha. Aktualisht jam në vitin e tretë të kultivimit të Aloes dhe jam shumë i kënaqur me ecurinë e shitjes së saj. Mund të them se kam gjetur atë që synoja në kapjen e tregut megjithëse ishte pak vështirë si fillim dhe aktualisht jam duke planifikuar zgjerimin e mëtejshëm të kultivimit të saj” thotë Sokrat Hima.

Përfitimet që vijnë nga biznesi i kultivimit të Aloe Verës janë rritur ndjeshëm falë kërkesës së lartë për këtë produkt nga industria farmaceutike, kozmetike dhe bimore. Vlerat e larta mjekësore të Aloe Verës dhe popullariteti në rritje i kësaj bime i kanë dhënë asaj rolin e dhuratës më të mirë që nëna natyrë i ka dhënë njeriut.

Kjo bimë ka me mijëra përfitime mjekësore për njeriun. Ajo është efikase si antibiotik dhe është e pasur me vitamina dhe minerale. Kjo bimë e mrekullueshme është fort e mikluar në kozmetikë. Ajo përdoret në përgatitjen e shampove, kremërave të fytyrës dhe të trupit, por edhe në industrinë e shëndetit. Aloe Vera gjen përdorim edhe në kurat medicinale kundër shumë sëmundjeve.

The post Bima Aloe Vera -Biznes Fitimprures ne Shqiperi appeared first on Bujqesia.eu.

]]>
http://bujqesia-ks.com/bima-aloe-vera-biznes-fitimprures-ne-shqiperi/feed/ 0
Disa keshilla themelore per pleheruesit http://bujqesia-ks.com/disa-keshilla-themelore-per-pleheruesit/ http://bujqesia-ks.com/disa-keshilla-themelore-per-pleheruesit/#respond Mon, 25 Sep 2017 22:22:49 +0000 http://bujqesia-ks.com/?p=5570 Në shumicën e rasteve plehu 5-5-5 do të ofrojë të gjitha materiet ushqyese që bimës i nevojiten për një rritje të shëndetshme.Nëse një provë(test) i tokës zbulon mangësi të materieve të caktuara ushqyese,ose në qoftëse ju doni t’i përshtasni plehun nevojave të bimëve të veqanta atëherë ju mund të zgjidhni një formulim të veqantë.Se çfarë

The post Disa keshilla themelore per pleheruesit appeared first on Bujqesia.eu.

]]>

Në shumicën e rasteve plehu 5-5-5 do të ofrojë të gjitha materiet ushqyese që bimës i nevojiten për një rritje të shëndetshme.Nëse një provë(test) i tokës zbulon mangësi të materieve të caktuara ushqyese,ose në qoftëse ju doni t’i përshtasni plehun nevojave të bimëve të veqanta atëherë ju mund të zgjidhni një formulim të veqantë.Se çfarë ju zgjidhni varet nga toka juaj dhe nga lloji i bimës që ju jeni duke rritur.
Të tre numrat që ju shihni në një etiketë të plehrave të tillë si 5-5-5 , tregon se çfarë proporcioni të secilës prej materieve mikroushqyese plehu përmban.Numri i parë është gjithmonë azoti,i dyti është fosfori,dhe i treti është kaliumi. Raporti “A-F-K” reflekton materiet ushqyese në dispozicion-sipas peshës-të përfshira në atë pleh.Përshembull nëse një pako prej 100kg fertilizues ka raportin “A-P-K” 5-7-4 ajo përmban 5kg azot,7kg fosfor dhe 4kg kalium dhe 84kg mbushës.Secili prej këtyre materieve ushqyese ndikon në rritjen e bimës suaj në mënyra të ndryshme.Formulimi që ju zgjedhni për kopshtin tuaj varet nga nevojat specifike të rritjes që ka bima juaj.
Vini re se raporti i “APK” plehrave organike është zakonisht më I ulët se ajo e një plehI sintetik. Kjo është për shkak se me ligj, raporti vetëm mund të shpreh materiet ushqyesve që janë aktualisht në dispozicion.
Zgjedhja e plehut me numër të gabuar ( është fjala për raportin x-x-x) për lulet , kopshtin apo lëndinën tuaj mund të rezultojë më shumë në dëm se sa në të mirë të bimës suaj.Është mirë të dini se çfarë do thotë secili numër në mënyrë që të zgjedhni plehin e duhur për kopshtin tuaj.
Në shumicën e rasteve, ju do të donit plehun(fertilizuesin) me numrin më të lartë të parë, pleh që përmban përqindje më të lartë të azotit, të tillë si raporti 24-8-4. Një qese e plehrave që ka vetëm dy numra, të tilla si 20-0-20 është një pleh i paplotë, sepse asaj i mungon një nga tri materiet ushqyese më të mëdha, por është e dobishme në situata të caktuara në rritje.
Në situata të caktuara në rritje, ku ju mund të doni vetëm të plehëroni lëndinën tuaj kështu që ajo do të ketë një rritje të shpejtë bari, ngjyrë jeshile të errët, një pleh që përmban vetëm azot është ajo që ju nevojitet. Një qese vetëm me azotë do të ketë numra të lexuar ngjashëm si 34-0-0.
Për të ndihmuar në rritjen e një luleje më të mirë apo prodhimi të frutava,përdorni plehërues(Fertilizues) me numrin e mesëm më të lartë se sa i pari.Nëse ju doni ta kalitni bimën tuaj ndaj thatësirës,sëmundjeve, apo që të jetë rezistente ndaj dimrit përdorni një pleh që është me numrin e fundit më të lartë.

The post Disa keshilla themelore per pleheruesit appeared first on Bujqesia.eu.

]]>
http://bujqesia-ks.com/disa-keshilla-themelore-per-pleheruesit/feed/ 0
Pse duhet te perdoren pleheruesit (fertilizuesit)? http://bujqesia-ks.com/pse-duhet-te-perdoren-pleheruesit-fertilizuesit/ http://bujqesia-ks.com/pse-duhet-te-perdoren-pleheruesit-fertilizuesit/#respond Sat, 02 Sep 2017 20:46:10 +0000 http://bujqesia-ks.com/?p=5557   Sipas Anketës së bere ne Britani, më pak se gjysma e kopshtarëve shtëpiak përdorin ndonjë lloj të fertilizuesëve në kopshtet dhe oborret e tyre. Bimët që janë të ushqyera mirë janë më të shëndetshme, më të frytshme dhe më të bukura.Ky artikull përmban bazat se pse dhe si duhet t’i përdorim fertilizuesit(plehëruesit). -Ushqyesit e

The post Pse duhet te perdoren pleheruesit (fertilizuesit)? appeared first on Bujqesia.eu.

]]>

 

Sipas Anketës së bere ne Britani, më pak se gjysma e kopshtarëve shtëpiak përdorin ndonjë lloj të fertilizuesëve në kopshtet dhe oborret e tyre.
Bimët që janë të ushqyera mirë janë më të shëndetshme, më të frytshme dhe më të bukura.Ky artikull përmban bazat se pse dhe si duhet t’i përdorim fertilizuesit(plehëruesit).

-Ushqyesit e bimëve
Bimët kanë nevojë për fertilizim përshkak se dheu nuk mund të ofrojë ushqyesit themelorë që kërkohen për rritjen optimale të bimës.Duke fertilzuar kopshtin tuaj, ju rimbushni dheun me materiet ushqyese të humbura dhe siguroni që bimët të kenë ushqimin që atyre iu nevojitet për të lulëzuar.
Ka gjashtë lëndë ushqyese që bimët kërkojnë. Bimët së pari marrin tri materiet kryesore që përbëhen nga Hidrogjeni,Oksigjeni,dhe Karboni dhe që të tria këto materia ushqyese vijnë nga uji dhe ajri.Dhe tri të tjerat janë nitrogjeni,fosfori dhe kaliumi.
Azoti ju ndihmon bimëve të prodhojnë proteina që ato kanë nevojë për prodhimin e indeve të reja. Në natyrë azoti gjendet shpesh në sasi të vogla kështu që bimët kanë evoluar për të marrë sa më shumë azot të jetë e mundur, megjithëse kjo nuk do të thotë që ato nuk duhet të marrin edhe elemente të tjera gjithashtu.Në qoftëse shumë azot është në dispozion,bimët mund të zhvillojnë gjethet mjaftueshëm por nuk prodhojnë fruta apo lule.Rritja në fakt mund të stagnoj,përshkak se bima nuk është duke thithur elemente të tjera përveq azotit.

-Organik përballë Sintetik
A kujdesen bimët me të vërtetë se ku t’i marrin materiet e tyre ushqyese ? Po sepse plehrat organike dhe sintetike sigurojnë materiet ushqyese në mënyra të ndryshme.Plehrat organike janë të bërë nga depozitat minerale natyrale dhe materiale organike. Plehra organike janë plehra që rrjedhin nga bota shtazore ose perimet e ndryshme. Plehra organike janë plehra që rrjedhin nga shtazët apo disa lloje bimësh si perimet (wikipedia).Plehrat sintetikë janë të bëra nga përpunimi kimik i lëndëve të para.
Në përgjithësi , materiet ushqyese në plehërat organike nuk janë të tretshme në ujë dhe lëshohen në bimë ngadalë në një periudhë disa mujore brenda një viti. Për këtë arsye, plehra torganike është më mirë të aplikohen në vjeshtë në mënyrë që materiet ushqyese të jenë në dispozicion në pranverë.Këto plehra stimulojnë mikroorganizmat e ndryshëm të tokës(dheut) dhe përmirësojnë strukturën e tokës. Mikrobet e tokës luajnë një rol të rëndësishëm në konvertimin e plehrave organike të tretshme në materie ushqyesve që mund të absorbohen nga bimët. Në shumicën e rasteve, plehrat organike dhe kompozitët do të sigurojnë të gjitha materiet dytësore dhe mikroushqyesit që bimës tuaj i duhen.

Plehrat sintetike janë të tretshme në ujë dhe mund të merren nga bima pothuajse menjëherë. Në fakt nëse aplikoni shumë pleh sintetike mund të “djeg” gjethet dhe të dëmtoj bimët tuaja. Plehrat sintetike i japin mbjelljes një shtytje të shpejtë, por ato bëjmë pak për të përmirësuar cilësin e tokës, të stimulojnë jetën e tokës, ose të përmirësojnë pjellorin në tokën tuaj.Sepse plehrat sintetike janë shumë të tretshme në ujë, ata gjithashtu mund të kullojojn/qarkullojnë jashtë në rrjedha dhe pellgje.
Plehrat sintetike kanë disa avantazhe në fillim të pranverës. Për shkak se ato janë të tretshme në ujë, ato janë në dispozicion të bimëve edhe kur toka është ende e ftohtë dhe mikrobet tokës janë joaktive.
Për shëndetin afatëgjatë të kopshtit tuaj,të ushqyerit e bimës duke ndërtuar dheun me plehëra organike është alternativa më e mirë.Kjo do ta pasuronte tokën me materie organike.
A mund të ushqehet bima nëpërmjet gjetheve ?
Bimët mund të thithin materiet ushqyese 8 deri në 20 herë në mënyrë më efikase nëpërmjet sipërfaqës së gjetheve sesa nëpërmjet rrënjëve.Si rezultat,spërkatja e gjetheve me materie ushqyese të lëngshme mund të prodhoj rendimente të shquara.Për rezultate më të mira, spërkatni gjethet gjatë fazave të tyre kritike të rritjes siq është koha e transplatimit,koha e lulëzimit dhe pasi që të fillojë dalja e frutave.

-Fosfori dhe Kaliumi si dy materiet tjera ushqyese
-Fosfori stimulon rritjen e rrënjës, ndihmon ndërtimin e luleve, përmirëson vitalitetin dhe rrit madhësinë e farës.Ai e bënë këtë duke ndihmuar transferimin e energjisë nga njëra pjesë në tjetrën.
-Kaliumi përmirëson fuqinë e përgjithshme të uzinës.I ndihmon bimët të prodhojnë karbohidratetdhe siguron rezistencën ndaj ndonjë sëmundjeje. Ai gjithashtu ndihmon në rregullimin aktiviteteve metabolike.
Ka edhe tre materie ushqyese që bimëve ju nevojiten,por në sasi të vogla.
-Kalciumi është përdorur nga bimët në membranat qelizore, në pikat e tyre gjatë rritjes dhe për të neutralizuar materialet toksike. Përveç kësaj, kalciumi përmirëson strukturën e tokës dhe ndihmon grimcat organike dhe inorganike së bashku.
-Magneziumi është komponenta metalike e klorofilit.Pa të ,bimët nuk mund të procesojnë rrezet e diellit.
-Sulfuri po ashtu është një përbërës i shumë proteinave.
Së fundi, ka 8 elemente që bimët kanë nevojë në sasi të vogël.Këto quhen materie mikroushqyese dhe përfshijnë borin,bakrin dhe hekurin.Toka e shëndetshme që është lartë në aspektin e përmbajtjes së materieve organike përmban shuma adekuate të secilës prej këtyre materieve ushqyese të cekura më lartë.

The post Pse duhet te perdoren pleheruesit (fertilizuesit)? appeared first on Bujqesia.eu.

]]>
http://bujqesia-ks.com/pse-duhet-te-perdoren-pleheruesit-fertilizuesit/feed/ 0
Kosova jashte rrezikut nga vezet e infektuara? http://bujqesia-ks.com/kosova-jashte-rrezikut-nga-vezet-e-infektuara/ http://bujqesia-ks.com/kosova-jashte-rrezikut-nga-vezet-e-infektuara/#respond Mon, 14 Aug 2017 00:18:21 +0000 http://bujqesia-ks.com/?p=5551   Teksa vendet e Bashkimit Evropian janë alarmuar nga skandali i vezëve të helmuara, në Kosovë autoritetet thonë të mos jetë importuar asnjë e tillë. Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka thënë se nga BE’ja ka një vit që nuk janë importuar vezë. “Import të vezëve nga vendet e Bashkimit Evropian

The post Kosova jashte rrezikut nga vezet e infektuara? appeared first on Bujqesia.eu.

]]>

 

Teksa vendet e Bashkimit Evropian janë alarmuar nga skandali i vezëve të helmuara, në Kosovë autoritetet thonë të mos jetë importuar asnjë e tillë.
Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka thënë se nga BE’ja ka një vit që nuk janë importuar vezë.
“Import të vezëve nga vendet e Bashkimit Evropian nuk kemi pasur këtë vit. Bazuar në këtë fakt, nuk ka ndonjë rrezik në vendin tonë nga problemet që janë paraqitur atje”, ka thënë Thaçi për Tribuna Channel.
Dhjetëra tonë vezë janë tërhequr nga pikat shitëse në Belgjikë, Holandë, Gjermani, Britani e Danimarkë, për shkak të helmimit të tyre nga përdorimi abuziv i insekticidit fipronilit në fazën e rritjes së pulave për vezë.
Edhe Francës, Suedisë e Zvicrës u është tërhequr vërejtja se vezët e helmuara mund të gjenden edhe në territoret e tyre.

The post Kosova jashte rrezikut nga vezet e infektuara? appeared first on Bujqesia.eu.

]]>
http://bujqesia-ks.com/kosova-jashte-rrezikut-nga-vezet-e-infektuara/feed/ 0