Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ferizaj behët me qendër informative për bujqësi - Bujqesia.eu

Ferizaj behët me qendër informative për bujqësi

0

ferizaj_8982

Përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e kanë hapur sot qendrën informative komunale në shërbim të fermerëve të kësaj komune.
Udhëheqja e komunës së Ferizajt me këtë rast vlerësoi se kjo zyrë është një ndër përpjekjet e pushtetit që fermerët ferizajas ta kenë një trajtim sa më të mirë në të gjitha situatat kur kanë nevojë.
“Qyteti i Ferizajt me pasurit bujqësore që ka do të duhej të ishte konkurrent edhe në tregjet e jashtme, prandaj me një ndihmë profesionale po synojmë që të rritet produktiviteti por edhe kualiteti i prodhimeve bujqësore nga kjo trevë. Përmes kësaj zyre do t’ju ofrojmë ndihma dhe informata më se të nevojshme të gjithë fermerëve ferizajas që bizneset e tyre të jenë sa më konkurrente por përmes kësaj po hapen edhe vende të reja të punës. Ne si komunë do të jemi përkrahës i të gjitha iniciativave të cilat janë në të mirë të qytetarëve por edhe ndikojnë në mirëqenien e tyre dhe hapjen e vendeve të reja të punës “, është shprehur kryetari Svarqa.
Ndërkaq, drejtori për Bujqësisë dhe Pylltari, Xhemajl Reqica deklaroi se qendra informative për bujqësi do të jetë edhe një urë lidhëse në mes Ministrisë së bujqësisë dhe organizatave të tjera të kësaj fushe. Kryesisht në kompletim të dokumentacionit për projekte të ndryshme dhe në përkrahje të iniciativave të fermerëve.
Nga ana tjetër, drejtori i departamentit për shërbime këshillues dhe teknike në Ministrinë e Bujqësisë Hyseni Thaçi, ka theksuar se kjo ministri aktualisht është duke bërë njoftimin për ndryshimet në reformimin e shërbimeve këshilluese publike të Kosovës për bujqësinë dhe zhvillim rural.
“Këto ndryshime janë duke u bërë në bashkëpunim me drejtoritë komunale të bujqësisë. Objektivi i shërbimeve të reja këshilluese të Kosovës për bujqësi dhe zhvillim rural është që të përmirësojë komunikimin ndërmjet palëve të interesit për të mirën e të gjithë fermerëve dhe bashkësive rurale”, tha Thaçi.
Edhe Ross Bull, udhëheqës i projektit të BE-së, ka përshëndetur të pranishmit dhe ka theksuar se këto qendra janë mëse të rëndësishme për të gjithë bujqit në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/