Ferma e shtëpisë – Rikthimi i traditës shqiptare

0

Në Shqipëri ferma e shtëpisë ka qenë një praktikë e njohur dhe mesa duket po rikthehet. Të vendit apo të importuara; dyshimi lind natyrshëm mbi origjinën e produkteve në treg. Por shumëkush ka zgjedhur të ketë produkte më shumë se “të vendit”.

Quhet bujqësi urbane. Do të thotë të mbjellësh atë çfarë do, aty ku jeton. Në Shqipëri ka qenë një praktikë e njohur dhe mesa duket po rikthehet. Mund të gjeni produkte të freskëta e të stinës jo më larg sesa nga ballkoni juaj.

Një tjetër vlerë e fermave urbane është se i shton gjelbërim qyteteve dhe ju mbrojnë nga temperaturat e larta për freskinë që krijojnë. Vazot e mbushura me dhe, ju ndihmojnë të lidheni më shumë me tokën dhe të vlerësoni rëndësinë e saj në prodhimin e gjithçkaje që konsumojmë.

Gjatë dimrit mund të mbillni qepë të njoma, presh, rukola dhe lakra të vogla, apo siç quhen, lakra brukseli si edhe erëza. Mbjellja e më pas vjelja janë ndjesi shumë çlodhëse, janë antistres dhe nuk të marrin aspak kohë nga dita jote.

Ndërkaq, kur ndjen aromën e fortë e të vërtetë të prodhimeve të tua mbushesh me dëshirë për t’i shtuar këto sipërfaqe. Kopshtet e vogla – produktive dhe lehtësisht të menaxhueshme Shumë produktive dhe lehtësisht të menaxhueshme, kopshtet e vogla mund të mirëmbahen nga kushdo, nga më të vjetrit te më të rinjtë.

Kur nuk keni tokë të përshtatshme për mbjellje, mund të përdorni vazo të mbushura me dhe të plehëruar. Nevojat për ujë janë të pakta. Në një vit për një metër katror kopsht ju nevojiten rreth 1 mijë litra ujë në vit, ose më pak se 3 litra në ditë.

Sipas studimeve të FAO-s, një mini-kopsht prej 1 metër katror mund t’ju sigurojë secilin prej produkteve te mëposhtme: 200 domate (30 kg) në vit, 36 tufa sallatë jeshile çdo 60 ditë, 10 lakra të bardha çdo 90 ditë, 100 qepë çdo 120 ditë Fakte interesante Bujqësia urbane praktikohet nga 800 milion njerëz në mbarë botën

Ndihmon në uljen e kostove për familjet me të ardhura të ulta.

Në shumë shtete, bujqësia urbane është ende informale dhe e palejueshme ligjërisht FAO, organizata për bujqësinë dhe ushqimin promovon politika që njohin prodhimin në “fermat urbane: si përdorim legjitim dhe si një aktivitet ekonomik Mos hezitoni të mbillni dhe kultivoni kultura të ndryshme në shtëpinë tuaj.

Do të keni fermën tuaj personale ose së paku do të kënaqeni e çlodheni me rritjen dhe vjeljen e tyre.