Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Fermerët kërkojnë më shumë përkrahje financiare. - Bujqesia.eu

Fermerët kërkojnë më shumë përkrahje financiare.

0

perkrahje

Pavarësisht se sipërfaqet e tokave të punueshme i kanë mjaft të mëdha, fermerët në mungesë të mjeteve dhe përkrahjes nuk po arrijnë që këto toka t’i punojnë me kultura bujqësore. Njëri ndër këta fermer është edhe Gazmend Berisha nga fshati Zagerm i Komunës së Pejës, i cili ka filluar të merret me bujqësi aktivisht që nga paslufta. Ai thotë se marrja me bujqësi është treguar e leverdishme për të dhe familjen e tij.
Edhe pse ka mjaft hektarë të tokës së punueshme bujqësore, nuk po arrin të rris sipërfaqet kultivuese, pasi që sipas Berishës, për këtë i duhet më shumë përkrahje financiare.
Fermeri Gazmend Berisha thotë për portalin “Ferma Ime” se ka 25 hektarë me tokë, po që nuk po arrin të punojë tërë këtë sipërfaqe. “Po me veprimtari bujqësore merrem edhe para lufte por më aktivisht kam filluar pas lufte të merrem. Këtë vit kam pasur të kultivuara me shalqi 1.30 hektarë me kultivimin e së cilës jam ndarë shumë i kënaqur”, thotë Berisha.
Por, sikur te shumica e fermerëve edhe te Gazmendi vrugu ka shkaktuar dëme në perimtari dhe pemëtari. “Me kumbull kam të mbjellë 1000 trupa, viteve të kaluara ka qenë shumë mirë por sivjet vrugu ka bërë dëme të mëdha, ku kanë ndikuar direkt edhe në rendimentet e tyre”, tha ai.
Gazmend Berisha fermer nga fshati Zagerm i Pejës thotë se për produktet të cilat i kultivon nuk ka problem shitjen e tyre. “Tregun nuk e kam problem për kulturat të cilat i kultivoj, kam kualitet të prodhimeve edhe i shes. Shitjen e bëj në tregun e qytetit të Pejës, por ka raste kur myshterinjtë vijnë edhe te shpija blejnë”, tha ai.
Berisha tregon se këtë vit ka pasur rendimente të shalqirit prej 15 tonëve. “Rendimentet e shalqirit janë të mëdha vazhdimisht kam prej 15 deri në 20 tonë, por me pas edhe më shumë i shes nuk kam problem. E me kulturën e kumbullës vinin e kaluar kam pasur 20 tonë, ndërkaq këtë vit si pasojë e vrugut kam pasur vetëm rreth pesë tonë me kumbull”, thekson ai. Ky fermerë thotë se tokën e punon me familje, por ka raste edhe kur angazhon punëtorë varësisht prej nevojave.
E Gazmend Berisha thekson se nuk do të ndalet së kultivuari pasi vetëm kështu sipas tij, mund të arrihet diçka. “Kam plane për shtimin e sipërfaqeve sidomos të shalqirit, por duhet përkrahje e cila po mungon nga Qeveria e cila këtë vit ende nuk na ka përkrahur”, ka thënë ky fermer.
Ai tregon se këtë vit ka mbjellë edhe 5.60 hektarë me grurë nga të cilat pret rendimente të larta.
Ndërkaq zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe zhvillimit rural kanë thënë se në vazhdimësi se janë duke u rritur sipërfaqet kultivuese të perimeve e po ashtu edhe të pemëve. Ata thonë se përkrahja për fermerët do të vazhdojë edhe këtë vit. Ata thonë se sivjet, përveç përkrahjes përmes granteve investive, kultivuesit e perime në fushë të hapur i kanë përkrahur edhe përmes subvencioneve në vlerë prej 300 euro për hektarë të punuar. Ndërkaq, theksojnë se edhe viteve të ardhshme, bujqësia do të jetë një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë, ku tashmë edhe buxheti për këtë sektor për vitin e ardhshëm do të jetë për 33 milionë euro më shumë se këtë vit.