Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Fermerët të pajisen me makineri bujqësore të prodhuara nga Trepça? - Bujqesia.eu

Fermerët të pajisen me makineri bujqësore të prodhuara nga Trepça?

0

memli

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot drejtorin e Trepçës, Ahmet Tmava, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Ministri Krasniqi e njoftoi Tmavën me programin për këtë mandat.
Ai ka theksuar se një segment në të cilën ministria ndihmon fermerët është edhe makineria përcjellëse dhe ajo e punës.
Ministri ka thënë se duke e njohur traditën e Trepçës në prodhimin e makinerisë së punës, atëherë MBPZHR-ja do të shqyrtojë mundësinë që me Trepçën të gjenden forma të ndryshme të bashkëpunimit sa i përket pajisjes së fermerëve me makineri të prodhuara nga Trepça.
Ndërkaq drejtori Tmava falënderoi ministrin për pritjen dhe gatishmërinë për të shqyrtuar forma të bashkëpunimit që do të dërgonin në zhvillimin e mëtejmë të Trepçës por edhe në një mbështetje më cilësore dhe më të madhe për fermerët. /Telegrafi/