Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ferronikeli ricertifikohet për praktikat më të mira të menaxhimit mjedisor - Bujqesia.eu

Ferronikeli ricertifikohet për praktikat më të mira të menaxhimit mjedisor

0
07_10_2015_2890328_NewCo_Ferronikeli
Drenas – NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është ricertifikuar nga kompania zvicerane SGS, me standardin ndërkombëtar ISO 14001:2004 në lidhje me praktikat më të mira të menaxhimit mjedisor.
Plotësimi i këtij standardi do të thotë se kompania punon në vazhdimësi që të minimizojë efektet e dëmshme mbi mjedisin si dhe përpiqet që të arrij përmirësim të vazhdueshëm të performancës së saj mjedisore.
Në takimin zyrtar përmbyllës ku u diskutuan të gjitha pikat e rëndësishme të këtij auditimi treditor, përfaqësuesit e kompanisë SGS nga Zvicra, përgëzuan menaxhmentin e NewCo Ferronikelit për të arriturat në kompani dhe për përmbushjen e kritereve drejt ricertifikimit. Z. Jovanovik si pjesë e këtij grupi, theksoi: “Do të doja të përuroja NewCo Ferronikelin për përmbushjen e kritereve të kërkuara për ISO 14001:2004 në lidhje me mjedisin dhe gatishmërinë e treguar në lidhje me proceset e aplikuara”.
Drejtori i përgjithshëm i NewCo Ferronikelit, Kostas Rizopoulos, falënderoi përfaqësuesit e kompanisë SGS për bashkëpunimin dhe u zotua se NewCo Ferronikeli synon që të jetë në konkurrencë me vendet evropiane për sa i përket respektimit të mjedisit.
“Falenderoj kompaninë SGS për ricertifikimin e NewCo Ferronikelit, duke e vlerësuar punën dhe performancën e kompanisë sipas këtij standardi specifik”, u shpreh ai.
Standardi ISO 14001:2004 është standardi ndërkombëtar më i njohur sa i përket menaxhimit të mjedisit, i cili zbatohet gjerësisht në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Ky standard përdoret nga shumë kompani moderne për të optimizuar performancën e tyre mjedisore në përputhshmëri të plotë me legjislacionin dhe rregulloret lokale.