Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Dragashi po e humb traditën e deleve! - Bujqesia.eu

Dragashi po e humb traditën e deleve!

0

delet9telegraf

Në Dragash po humbet tradita e mbajtjes së deleve. Në 10 vitet e fundit në komunën e Dragashit nuk është regjistruar asnjë fermer i ri në sektorin e dhentarisë. Mungesa e infrastrukturës fizike, industrisë përpunuese dhe humbja e tregjeve të mishit të qengjit janë disa nga arsyet e lënies anash sektorin e dhentarisë sipas një hulumtimi të realizuar nga studentet e fakultetit të bujqësisë.

Dragashi ka mbi 35 mijë hektarë kullosa, që shprehur në për qind i bije që të mbuloj 63.1% të territorit të përgjithshëm të komunës apo 17% të hapësirës së përgjithshme të kullosave të Kosovës. Mirëpo, përkundër kushteve ideale për zhvillimin e sektorit të dhentarisë në këtë komune.
Sipas këshilltarit për bujqësi në komunën e Dragashit, Flamur Sylejmani, në 10 vitet e fundit nuk është regjistruar asnjë fermer i ri në sektorin e dhentarisë. Ndërsa, shqetësues është fakti që ka raste kur kërkohen punëtorë me pagë mesatare 350 euro në muaj dhe ka vështirësi në gjetjen e punëtorëve që pranojnë të merren me ruajtjen e deleve ose punëve tjera në blegtori.

Sipas këshilltarit Sylejmani, komuna e Dragashit ka traditën dhe kushtet e përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë në përgjithësi dhe të dhentarisë në veçanti. Siç tregon ai komuna edhe përkundër buxhetit shumë të limituar po mundohet që përmes rregullimit të infrastrukturës të ju ndihmojnë fermerëve në zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

“Si komunë me një relief që është i përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë, kemi për qëllim zhvillimin e sektorit të blegtorisë konkretisht të dhentarisë. Për shkak të traditës por edhe kushteve shumë të përshtatshme për zhvillimin e kësaj veprimtarie komuna parasheh që ky zhvillim të arrihet përmes investimeve në rregullimin e infrastrukturës dhe rritjen e buxhetit të komunës për sektorin e bujqësisë që të ketë mundësi që në të ardhmen e afërt ti mbështet me grante dhe subvencione fermerët që merren me këtë lëmi”, theksoi Sylejmani.

Siç tregon ai, në kuadër të rregullimit të infrastrukturës fizike është duke u bere hapja e rrugëve që do të ju mundësojnë fermerëve të shkohet me mjete transportuese deri tek vendet ku i mbajnë delet në sezonin e verës (në stane), në mënyrë që të ju lehtësohet udhëtimi, që tani në të shumtën e rasteve nuk mund të behet me asnjë mjet transporti përveç në këmbë dhe me kali. Mirëpo, ky proces është duke shkuar ngadalë për shkak të mundësive të vogla buxhetore që ka komuna.

Ndërkaq, sipas rezultateve të një hulumtimi nga studentet e fakultetit të bujqësisë del se gjeneratat e reja nuk shfaqin interesim për vazhdimin e traditës së dhentarisë, ndërsa ata që momentalisht merren me dhentari dita ditës po plakën, dhe me këtë tradita e dhentarisë në Dragash rrezikon të humbet. Sipas tyre mungesa e infrastrukturës fizike, industrisë përpunuese të qumështit dhe leshit dhe humbja e tregjeve të mishit të qengjit po e bëjnë të vështirë marrjen me dhentari. Ndërsa, migrimin jashtë vendit e shohin si zgjidhjen e vetme.

Ndryshe, sa i përket përkrahjes nga sektori publik, Ministria e Bujqësisë përkrah fermerët me subvencione. Sektori i blegtorisë do të mbështet përmes pagesave direkte, ku për dele qumështore fermerët do të subvencionohen me nga 10 euro për krerë. Aplikuesit duhet t’i plotësojnë disa kritere, për secilin sektor. Kështu që, blegtorët që merren me dhentari duhet të kenë minimum 30 krerë dhe në maksimum 500 krerë dele në prodhimtarinë aktive të qumështit./Telegrafi/