Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Fiku përmban elemente kuruese për njeriun - Bujqesia.eu

Fiku përmban elemente kuruese për njeriun

0

fiku

Në natyrë si të egra rritën nga Mesdheu deri në Indi, po ashtu edhe në vende tjera tropike të rruzullit. Trungu i Fikut arrin lartësinë deri në 10 metra mbi tokë, gjethet i ka të mëdha dhe rrinë të varrua njëra mbi tjetrën me një pamje që përkujtojnë hardhinë e rrushit ndërsa degë i ka të trasha e të lëvore të lëmushme ngjyrë hiri të çelët.

Fiku është një frutë i këndshëm dhe i ushqyeshëm. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme, si: marmelatë, reçel. Përmban shumë karbohidrate, që në fiqtë e thatë arrijnë mbi 60 për qind, si dhe albumina e yndyra. Fiqtë e njomë kanë mjaftë vitaminë C, pro-vitaminë A dhe hekur.

Fiqtë rekomandohet të përdoren nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që e ndiejnë shumë të ftohtët: ata i japin organizmit force dhe nxehtësi. Nuk këshillohet të përdoren nga ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit.

Përdorim të mirë në mjekësinë popullore fiqtë kanë gjetur kundër kapsllëkut. Por fiqtë nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga diarreja. Në rastet e acarimit të faringut, të mishrave të dhëmbëve dhe të rrugëve të frymëmarrjes, lëngu i përgatitur nga zierja e fiqve, jep rezultate shumë të mira.

Qumështi i fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen e kallove, si dhe për lyerje kundër reumatizmave e dhimbjeve të tjera artritike. Qumështi i fikut të egër përdoret me efekt për zhdukjen e lythave nga sipërfaqja e duarve ose e këmbëve. Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike shumë të mira kundër sëmundjes së astmës.