Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Filokesera e Hardhise

Filoksera e hardhisë

0

Filoksera-e-hardhisë

Kjo sëmundje e hardhisë njihet si Fylloxera vastatrix. Filoksera ndodhet në forme vatrash të kufizuara. Është e përhapur në disa vreshta të vjetra dhe në gjethet e hardhisë antifilokserike.
Demi:
Gjate procesit të zhvillimit, dëmtuesi është specializuar dhe ndahet në dy forma: në atë të gjetheve,( forma galikola) dhe në atë të rrënjëve (forma radikola). Forma e gjetheve dëmton kryesisht në gjethet e hardhisë Amerikane, hibrideve duke shkaktuar gale e fryrje në anën e poshtme të gjetheve e rralle here në gjethet e hardhisë Evropiane. Ndërsa forma e rrënjëve dëmton kryesisht rrënjët e hardhisë Evropiane.
Hardhitë Evropiane të prekura nga filoksera, kane një rritje me të paket dhe japin prodhim me të ulet. Vatrat e infektuara kane forme të rrumbullaket. Bimët në qendër të vatres janë të dëmtuara ose shpesh here të thara. Këto përfaqësojnë infeksionin fillestar.
Me larg qendrës bimët janë klorotike, të dobëta dhe në periferi të vatres duken pothuajse krejt të shëndetshme. Po të shkulen bimët me këto karakteristika demi, në rrënjët e tyre do të dallohen nyje të fryra ose gunga.
Përshkrimi:
Femrat e rritura të formës se rrënjës kane ngjyre të verdhe në të gjelbër, trup oval me disa zgjatime të errëta në pjesën shpinore. Është 1.3-1.5 mm. Femrat migronjese me krahë kane ngjyre të verdhe dhe madhësia e tyre 1.2-1.25 mm.
Mënyra e jetesës:
Filoksera e formës se gjetheve dimëron si veze e fekonduar në të çarat e degëve të hardhisë. Prej tyre në pranvere çelin larvat të cilët thithin lëngun e gjetheve dhe shkaktojnë fryrje. Larvat pasi kalojnë 5 moshat, kthehen në femra themeluese (fundatrici) dhe aty lëshon vezët. Nga këto dalin larvat, femrat pa krahë që lëvizin në drejtim të gjetheve dhe shkaktojnë fryrje. Filoksera e gjetheve jep 7-9 brezni. në gjysmën e dyte të verës ndërmjet larvave të gjetheve shfaqen larvat e rrënjëve të cilat kalojnë në rrënjët e bimëve dhe zhvillohen atje.