Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 FORMAT E UJITJES SE LOKALIZUAR - Bujqesia.eu

FORMAT E UJITJES SE LOKALIZUAR

0

ujitja

Ujitja me mini spërkatës
Me këtë mënyrë ujitjeje uji në tokë bie në formë të currilit të vogël ose të mjegullës. Nga ujitja në formë shiu dallon ngase sistemi punon me shtypje të vogël (prej 1.0 -2.5 bar) dhe se ujit vetëm një pjesë të sipërfaqes ku zhvillohet masa kryesore e rrënjës. Për shkak të madhësisë së currilit-vrushkullit të mini spërkatësit nevoja për filtrimin e ujit është më e vogël në krahasim me ujitjen në formë pikash.
Ujitja pikë-pikë
Ky lloj i ujitjes shfrytëzohet më shumë në prodhimtarinë e perimeve dhe të luleve në hapësirë të mbrojtur, ose në prodhimtarinë e pemëtarisë në plantazhe në hapësirë të hapur. Ky lloj i ujitjes preferohet për lule që varen si dhe për vende të pjerrëta në kopshte dhe parqe ku kemi ndryshim konstant të shtypjes së ujit.
Pjesër përbërëse të metodës së ujitjes pikë-pikë janë; gypi thithës, parafiltri, pompa, ventili, injektori për mjete kimike, filtri, gypi kryesor, rrjeti shpërndarës, gypi lateral dhe sistemi mbaron me kullojcë.
Llojet e zakonshme të kullojcave janë:
o Kullojca sipas parimit të rrjedhës laminare të ujit (mikro gypa)
o kullojca sipas parimit të rrjedhës turbolente (labirinti)
o kuloojcat e komoensueshme ose kullojcat sipas shtypjes së barazuar
o kullojcat vetë shpëlarëse.
Sipas vendit të instalimit të kullojcave në gypat lateralë, dallojmë kullojcat e ndërtuara në gypa, të shtuara në gypa ose të vendosura mbi gyp.
Një nga problemet më të mëdha të ujitjes pikë-pikë është mbyllja mekanike ose kimike e kullojcave. Mbyllja e kullojcave direkt është e lidhur me cilësinë e ujit për ujitje si dhe me faktorët fizikë, kimikë dhe mikrobiologjikë. Mbyllja mekanike mund të evitohet me filtra. Një nga përparësitë e kësaj ujitjeje janë injektorët përmes të cilëve arrihet mundësia e aplikimit të plehrave në gjendje të lëngët dhe këto plehra vijnë tek bima të shkrira në ujë për ujitje. Ky proces quhet feri-irigacioni.
Cilësia e ujit për ujitje
Nga cilësitë fizike më të rëndësishme janë temperatura e ujit dhe sasia e grimcave të suspenduara.
Ujitja me ujë tëngrohtë dhe ujë shumë të ftohtë mund të shkaktojë shok tek bimët. Konsiderohet përgjithësisht se temperatura më e volitshme për ujitje është 25 shkallë C. Shumë është i rëndësishëm edhe raporti midis ngrohtësisë së bimës dhe ngrohtësisë së ujit. Konsiderohet se ndryshmi nuk duhet të jetë më i madh se 10 gradë Celzius.
Për sa i përket karakteristikave kimike të ujit, duhet bërë analizën kimik të ujit për ujitje, në mënyrë që të parashihen problemet e mundshme. Uji i kripur është një prej problemeve, sesedniikimi i kripës në bimë mund të jetë i dëmshëm për shkak të koncentrimit të kripës, pastaj edhe alkaliteti ka të bëj me veprimin e koncentrimt të tepërt të joneve të natriumit në tokë dhe lidhur me këtë edhe aftësia infiltruese dhe në fund toksike. Veprime i disa joneve nga toka ose uji që akumulohen në bimë shkakton dëmtime tek bima.
Të gjitha ujërat përmbajnë pak ose shumë koncentrime të elementeve mikro dhe metaleve të rënda, prandaj nëse shfrytëzohet uji i ndotur për ujitje, duhet bërë analizën për të konstatuar koncentrimin e metaleve të rënda.