Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Franca rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë kosovare - Bujqesia.eu

Franca rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë kosovare

0

ministri

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Francës në Prishtinë, Maryse Daviet. Ministri Krasniqi e njoftoi ambasadoren për të arriturat në sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2015 dhe prioritetet për këtë vit.

Ministri Krasniqi tha se MBPZHR-ja është në përfundim të hartimit të programit të këtij viti, përmes të cilit ai theksoi se kanë zgjeruar mbështetjen për shumë kultura bujqësore në funksion të zhvillimit dhe qëndrueshmërisë se mëtejme të agrobizneseve vendore. Përmes kësaj mbështetje, ministri tha se po arrijnë që të krijojnë kushte më të favorshme për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, gjë që po ndikon në shtimin e cilësisë dhe konkurrencës së këtyre prodhimeve.

Nga ana e saj, ambasadorja, Maryse Daviet, vlerësoi punën e ministrisë në drejtim të fuqizimit të sektorit të bujqësisë dhe rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën, dhe tha se në fokus do të jetë edhe bujqësia, si sektori kryesor për zhvillimin ekonomik. Ajo i dorëzoi ministrit Krasniqi ftesën zyrtare të ministrit francez Stephane Le Foll për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, që mbahet në Paris në këtë muaj.