Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Fruta të freskëta për dhëmbë të shëndetshëm. - Bujqesia.eu

Fruta të freskëta për dhëmbë të shëndetshëm.

0

dhemb

Konsumimi i vazhdueshëm i frutave dhe perimeve të freskëta ndihmon fëmijët tuaj të zhvillojnë dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm.

Tashmë dihet se konsumi i ushqimit të shëndetshëm është mjaft i rëndësishëm për të parandaluar prishjen e dhëmbëve.

Sipas shoqatës britanike të dentistëve shumë të rëndësishme në këtë aspekt janë frutat dhe perimet e freskëta. Ato janë të pasura me vitamina, minerale dhe përbërës tjerë të cilët ndihmojnë për të pasur dhëmbë të shëndetshëm.

Ekspertët thonë se duke u ofruar më shumë fruta, perime dhe zgjedhje të tjera të shëndetshme fëmijëve tuaj, ju ndihmojë ata jo vetëm të kenë dhëmbë të fortë, por i ndihmoni dhe i mësoni të rriten dhe të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme.

Fëmijët duhet të konsumojnë fruta dhe perime edhe jashtë vakteve kryesore, veç që ato duhet të jenë të përfshira edhe brenda vakteve. Ideale është që të konsumohen pesë porcione fruta dhe perime në ditë dhe se ato duhet të fillohen t’u jepen fëmijëve që kur ata janë të vegjël. /Mjeku.Net/Albeu/