Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Fruti që garanton shëndetin e syve - Bujqesia.eu

Fruti që garanton shëndetin e syve

0

Kivi

Kivi është një prej frutave më të shëndetshme. I pasur me vitaminë C, E, hekur, potas, me veti kundër anemisë, kivi ka veti tejet të veçanta edhe për shëndetin e syve.
Kivi është i pasur me luteinë, një pigment që ndihmon mbrojtjen e retinës së syve nga rrezet UV, duke reduktuar degradimin e tyre.
Nëse konsumohen dy kokrra çdo ditë gjatë periudhës së shtatzënisë, luteina përveç retinës së nënëns ushqen edhe retinën e fetusit, ndërsa gjatë kohës së ushqyerjes me gji, luteina kalon nëpërmjet qumështit dhe zhvillon aftësitë e të parit tek i sapolinduri.
Kivi mund të pihet edhe si lëng i grirë bashkë me karrota dhe boronicë. Një kombinim i tillë është ideal për forcimin e shikimit./Indeksonline/