Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ftohja dhe gripi: Pini më shumë lëngje. - Bujqesia.eu

Ftohja dhe gripi: Pini më shumë lëngje.

0

Konsumimi i sa më shumë lëngjeve gjatë periudhës sa jeni të ftohur është hap shumë i rëndësishëm për të mposhtur sëmundjen.

123leng

Mjekët thonë se të qenit i hidratuar, veçanërisht kur jeni sëmurë, është një veprim i rëndësishëm për t’u kthyer në gjendje të shëndetshme.

Konsumimi i lëngjeve ndihmon edhe në rikuperimin nga sëmundjet sezonale të dimrit, si te ftohja ose dhimbja apo pezmatimi fytit.

Lëngjet ndihmojnë membranat e mukozave tuaja (të fytit dhe hundës) të jenë më të lagështa dhe të jenë në gjendje më të mirë për të luftuar bakteret dhe agjentët tjerë irritues, siç janë alergjenët.

Po ashtu ato e ndihmojnë organizmin tuaj të prodhojë qelizat mbrojtëse të cilat luftojnë bakteret dhe viruset të cilat i shkaktojnë sëmundjet infektive.

Çfarë të konsumoni? Kjo varet nga shija dhe dëshira juaj. Por mjekët thonë të provoni diçka lehtësisht të ëmbël, siç janë lëngjet e pemëve, ose diçka të kripur, siç është supa e pulës./Mjeku.net/