Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 GABIMET FILLESTARE ME RASTIN E KULTIVIMIT TË PERIMEVE - Bujqesia.eu

GABIMET FILLESTARE ME RASTIN E KULTIVIMIT TË PERIMEVE

0

PERIME

Pa marrë parasysh a jeni fillestar apo perimtarë me përvojë, të gjithë nganjëherë gaboni, sepse duke gabuar më së miri mësoni. Por, nëse dikush edukohet në mënyrë të vazhdueshme këta janë personat që merren me perimtari, posaçërisht ata që kultivojnë ushqimin e tyre , kështu që ma kalimin e kohës, gabimet janë më të vogla.

Dikur më herët njerëzit në mënyrë instinktive kanë ndjerë sesi do të jetë viti i ardhshëm dhe kjo ka mundur të konstatohet nga mbirja e grurit të krishtlindjes.

Nëse gruri ka filluar të rritet ngadalë, siç ishte rasti vitin e kaluar, ka pasur mundësi të paragjykohet që rritja dhe vegjetacioni në pranverë do të jetë i ngadalshëm, sepse koha do të jetë e ftohtë. Dikur lavërtarët me përvojë nuk kanë pasur nevojë për kalendarë mujor, sepse kanë ndjerë se cilën farë duhet ta fusin në tokë. Por sot nga kjo intuitë ka mbete pak, sepse nuk besojmë në këtë intuitë.
Kultivimi i perimeve nuk është punë e vështirë, nevojitet pak përvojë dhe djersë. As Pikaso nuk ka pikturuar pikturën me të mirë kur për herë të parë ka filluar të pikturojë. Nëse jeni fillestar, shumë lehtë do të frustroheni nga ndonjë dukuri e papritur, posaçërisht nëse nuk e dini si dhe pse ndodhë kjo. Shpesh i bie që me pak preventivë dhe planifikim do të mund të ishte më mirë.

Përgatitja e leheve
Ja disa gabime të zakonshme, që janë tipike për kopshtin e perimeve dhe mënyra si t’i anashkalojmë këto gabime. Nëse jeni fillestar, filloni me lehe të vogla.. shumë persona që sapo kanë filluar të merren me kopshtari mundohen që të përballen me sfida shumë më të mëdha se saqë mund t’i përballojnë. Është lehtë të gabojmë në aspektin e kohës dhe përpjekjeve që një kopsht i juaj i kërkon, posaçërisht për shkak të shqetësimeve se çfarë do të fitoni në fund. Shumë më mirë është që të vendosni për një kopsht të vogël dhe të shëndoshë sesa për një kopsht të madh në të cilin bimët thahen për shkak të kujdesit të pamjaftueshëm dhe jo të rregullt. Duhet të merrni parasysh sesa kohë keni dhe sa kohë mund t’i kushtoni kopshtit tuaj me perime dhe në përputhje me këtë planifikoni sipërfaqen e punueshme.
Kopshtarët fillestarë bëjnë gabim fillestar kur i kushtojnë pak kujdes çështjes së përgatitjes së tokës për kopsht. Toka kopshtit tuaj do të ushqejë bimët tuaja, dhe që bimët të jenë të shëndosha edhe toka duhet të jetë e shëndoshë. Nëse paramendoni se nuk është kështu, më së mirë është të bëni testimin e tokës. Gërmoini tokën në një vend, futeni në grusht dhe shtërngone. Nëse lehtë bëhet top, është e ngjitshme dhe vështirë imtësohet, sigurisht se ka koncentrim të madh të argjillit. Dheu i këtillë paraqet problem lidhur me qarkullimin e dritës dhe ka drenazhe të pamjaftueshme.
Nëse toka imtësohet lehtë dhe duket se nuk është e yndyrshme, atëherë kemi të bëjmë me tokë ranore. Sasi e madhe i rërës nuk ruan lagështinë dhe toka shpejt thahet duke mbetur pak lagështi për bimën. Tokës ranore zakonisht i mungojnë ushqimet e nevojshme për zhvillimin e bimëve të shëndosha.
Edhe toka argjilore edhe ranore mund të përmirësohen në masë të madhe duke i shtuar materiale organike siç është komposti. Toka ranore kërkon më shumë materiale organike dhe duhet shpërndarë kompost ose tjetër pleh organik në proporcion 1:1
Duke fisnikëruar tokën me material organik përmirësohet tekstura dhe drenazha e tokës dhe toka furnizohet me mikroorganizma të dobishëm.
Para mbjelljes, duhet të vërtetoni se lehet do të rrahën nga dielli sa paku 6 orë në ditë. Nëse nuk do të ketë diell së paku 6 orë në ditë, perimet do të rriten më dobët dhe më vështirë do piqen. Përcillini sesi dielli nxeh terrenin e caktuar gjatë një jave dhe do të fitoni njohuri sesa orë diell do të kenë lehet. Nëse kjo javë është herët në pranverë, duhet të keni parasysh se kurora e trangujve të afërt të bimëve shpejt do të kenë hije të madhe.
Ushqim i bollshëm
Kopshtarët fillestarë shumë herë gabojnë kur mendojnë se perimet do të jenë më të frytshme nëse i ushqejnë sa më shumë, dhe tani i ushqejnë me tepri dhe arrijnë efekte të kundërta. Bimët kanë nevojë për ushqim të balansuar, prandaj për shkak të ushqimit të tepruar bimët mund të sëmurën dhe të thahen ose të kalben. Më së mirë është ti përmbahemi udhëzimeve të prodhuesit. Duhet të përdoret plehu organik dhe komposti. Ky pleh bimës i jep elemente dhe mikroelemente të nevojshme, do t’i furnizojë me mikroorganizma të nevojshme dhe me këtë rast kur të arrijnë vapa të mëdha, nuk do t’i dëmtojnë.
Ujitje e tepruar
Shumë kopshtarë, duke dëshiruar të fitojnë perime të bollshme dhe të mira, bëjnë gabim kur bimët i ujisin me sasi të tepruar uji.. ujitja e tepruar mund të sjellë shumë probleme, siç është kalbja dhe sëmurje të ndryshme. Për të vërtetuar se a i nevojitet kopshtit tuja ujitje, futeni gishtin në dhe do të shihni nëse dheu është i terur apo nën sipërfaqe ende ka lagështirë. Nëse dheu është i terur, atëherë duhet ujitur.. nëse është i lagur, testin e përsëritni ditën e ardhshme. Duhet të mënjanoni ujitjen nga lart, sepse uji në këtë mënyrë nuk depërton në thellësi. Ujitja në nivel të tokës është më e plotë, sepse uji direkt depërton në rrënjët e bimës dhe me këtë kurseni ujin. Mos shfrytëzoni frushkull të fuqishëm uji, sepse mund të shkaktohet erozion i tokës dhe rrënjët e bimës mund të zbulohen.