Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Garojnë me plugje joadekuate, denjësisht përfaqësojnë Kosovën - Bujqesia.eu

Garojnë me plugje joadekuate, denjësisht përfaqësojnë Kosovën

0

plugfgu trakrorit

Sead Shehu dhe Lulzim Shehu janë kthyer nga Bordoauex i Francës, ku për herë të parë kanë përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Botëror të lëvrimit, dhe siç thotë Sead Shehu, falë eksperiencës dhe maksimumin e dhënë, e kanë përfaqësuar Kosovën në konkurrencën e 30 shteteve.
Njëri prej dy garuesve rahovecas, Sead Shehu, thotë se katër ditë kanë ushtruar lëvrimet në stërnishtë dhe bari, ndërkaq garat janë mbajtur dy ditë.
Shehu thotë se ekipi i tyre ka qenë i hendikepuar ngase kanë garuar me plugje joadekuate për lëvrim, ato franceze të tipit GREGOIRE, të cilit janë të dedikuara për lëvrim normal, e jo të plugjeve të tipit KVERNELAND norvegjez, të cilit janë adekuat për gara të lëvrimit.
“Garuesit e të gjitha shteteve tjera kanë garuar me plugje adekuate norvegjeze, ndërkaq koha prej dy ditëve ka qenë e shkurtër që edhe ne të pajisemi me plugje norvegjeze, por megjithatë kemi marr pjesë. Edhe pse të hendikepuar, falë eksperiencës tonë, kemi dhënë maksimumin dhe kemi lënë pas garuesit e Kenisë dhe të Maqedonisë, të cilit për të pesëmbëdhjetën herë kanë marrë pjesë në kampionate botërore të lëvrimit, e Kosova për herë të parë”, tha Shehu për RahovecPress.
“Po të kishim garuar edhe ne me plugje adekuate norvegjeze, të cilit kushtojnë 10 – 15 mijë euro, me përgjegjësi them, se do të ishim ndër dhjetë më të mirë. Por duke dhënë maksimumin tonë, denjësisht e kemi përfaqësuar Kosovën,” thotë Shehu.
Ai thotë në fund, se në shtete tjera mbahen kampionate shtetërore për pjesëmarrje në kampionate evropiane dhe botërore të lëvrimit, duke shpresuar se edhe në Kosovë do të mbahen ato, por me plugje adekuate, si në Slloveni, Kroaci e shtete tjera.