Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Gastroenteriti te gjedhet e rinj. - Bujqesia.eu

Gastroenteriti te gjedhet e rinj.

0

Me gastroenterit kuptohet pezmatimi i njëkohshëm i stomakut dhe i zorrëve. Në gastroenterit preken përveç mukozës edhe nënmukoza, muskulatura, madje në raste shumë të rënda edhe seroza.

Gjedhet e rihnj

Sipas karakterit të procesit pezmatues dallohet: Gastroenterit katarral i cili karakterizohet me pezmatim katarral të cipës mukoze dhe mbulimin e saj me katarr; Gastroenterit krupoz ose fibrinoz kur në mukozë ndodhin shtresime fibrinoze; Gastroenterit ulçeroz kur në muret e zorrëve formohen ulçera; Gastroenterit hemorragjik kur në muret e zorrëve dhe hapësirën e tyre ka hemorragji si dhe gastroenterit qelbëzor.

Kjo sëmundje vërehet në të gjtha llojet e kafshëve, por më shumë te të vegjlit, si viçat, qengjat, kecat, këlyshët dhe gicat.

Shkaqet.

Sëmundja shkaktohet gjatë të ushqyerit me ushqime të prishura, të mykura p.sh te gjedhi nga ngrënja e patateve dhe panxharit të kalbur, koncentrateve të mykura, kashtës dhe bykut të mykur, etj., te derrat nga ngrënja e misrit të mykur, miellit të peshkut dhe miellit të gjakut të prishur; te mishngrënësit nga ngrënja e produkteve të mishit dhe vetë mishit të prishur, nga ngrënia e mishit të kafshëve të ngordhura, etj. Shkak për gastroenteritin bëhet dhe ngrënja e bimëve helmuese si dhe pirja e ujit në afërsi të gropave të urinës ose plehut, në rastet kur mungon uji i pijshëm. Ai mund të ndodhë edhe gjatë disa sëmundjeve ngjitëse dhe parazitare.

Shenjat klinike.

Kafsha e sëmurë është e plogësht, indiferente, nuk ripërtypet, ka anoreksi, shtim të etjes për të pirë ujë. Treguesit e përgjithshëm klinikë ndryshojnë (temperatura rritet, pulsi shpeshtohet, frymëmarrja bëhet e sipërfaqshme). Fekalet janë të lëngshme dhe me aromë të keqe, me ngjyrë të errët si rrjedhojë e përzierjes së gjakut (gjatë enteritit hemorragjik) dhe në to ka ushqime të patretura. Si pasojë e humbjes së lëngjeve vërehet dehidratim, ulje e elasticitetit të lëkurës, qimet janë të zhubrosura, sytë e futur në orbitë. Ka raste kur diareja alternohet me konstipacion dhe te kafsha vërehet dhimbje barku. Te derrat dhe kafshët e shoqërimit vërehet dhe vjellje.

Sëmundja në formën akute zgjat 2–3 ditë dhe po nuk u mjekua mirë dhe në kohën e duhur prognoza nuk është e mirë. Në format e rënda kur temperatura e trupit ulet nënnormë, trupi gradualisht ftohet, kafsha është në gjendje komatoze dhe defekon në mënyrë të pavullnetshme, përfundimi nuk është i mirë. Gastroenteriti kronik zgjat për shumë kohë (me javë e muaj).

Diagnoza.

Vendoset duke u bazuar në të dhënat e anamnezës, shenjat klinike dhe analizat e fekaleve. Gjendja e rëndë e kafshës, me temperaturë dhe diare lehtëson përcaktimin e diagnozës. Megjithatë duhet treguar kujdes për të bërë diagnozën diferenciale me sëmundjet infektive që shkaktojnë gastroenterit (me analizat laboratorike) dhe ato parazitare me anën e analizave koprologjike.

Mjekimi dhe masat parandaluese.

Kafsha e sëmurë veçohet nga kafshët e shëndosha dhe lihet në dietë urie për 24 orë. Për mjekim përdoren karbon vegjetal për kafshët e rritura 100–200 g, në një litër ujë të vakët, për të voglat 10–20 g, po me ujë të ngrohtë nga goja (për të lidhur helmet).

Pastaj përdoret sulfat natriumi ose magnezi për kafshët e mëdha nga 300–600 g, për dhentë e dhitë 40–80 g, qenve 10–20 g, derrave 20–50 g, të gjithave me 10 fishin e ujit për të zbrazur dhe shpërlarë zorrët nga përmbajtja dhe helmet njëkohësisht. Për mjekim është e nevojshme të përdoren dhe antibiotikë si tetraciklinë, oksitetraciklinë (10–20 mg për kg peshë të gjallë), ose nga grupi i sulfamideve. Për të korrigjuar dehidratimin përdoret terapia fluide (me lëngje) si tretësirë 0,85 % të klorurit të natriumit, viçave 100–500 ml, dhenve, dhive e derrave 200–500 ml, qenve 20–100 ml, gicave 10–50 ml. Ndihmohet puna e zemrës me kofeinë tretësirë 20 %, për kafshët e mëdha 10–20 ml nënlëkurë, 2 herë në ditë, për të voglat 2–3 ml po nënlëkurë. Për qetësimin e dhimbjeve të barkut u injektohet Novalginë. Uji kafshëve u jepet pakufizim.

Për parandalimin e sëmundjes duhet që kafshët të ushqehen me ushqime të cilësisë të mirë, jo të mykura apo të kalbura dhe të respektohet orari i dhënies së tyre. Kujdes duhet bërë dhe për sigurimin e ujit të pijshëm me qëllim që të shmanget pirja e ujit afër gropave të urinës apo plehrishteve.