Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Gati për korrje - Bujqesia.eu

Gati për korrje

0

korrje shirje

Ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e korrje-shirjeve. Por, për fermerin Valon Vehapi, ky vit nuk do të jetë i begatshëm për të siguruar më shumë grurë se sa vitin e kaluar. Kushtet klimatike, sipas tij, kanë ndikuar që rendimentet e grurit të jenë më të ulëta se sa vitin e kaluar.

Sipas Vehapit, nga 70 hektarë sa ka të mbjella me grurë, rreth 25 hektarë i janë dëmtuar si pasojë e vërshimet që kanë ndodhur në vend, shkruan Zëri.

“Sivjet pres që rendimentet të jenë më të ulëta. Vërshimet e fundit që kanë ndodhur në vend, kanë ndikuar që 25 hektarë që i kam mbjellë me grurë të dëmtohen, ndërsa askush deri më tani nuk më ka ndihmuar. Sivjet 3 tonë grurë për hektarë nuk ka me qenë më i lartë rendimenti, ndërsa vitin e kaluar rendimentet kanë qenë 4.5 tonë grurë për hektarë, sivjet me dal kaq sa po planifikoj është sukses”, ka thënë ai.