Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Gëlbaza (Fascioloza) te kafshët - Bujqesia.eu

Gëlbaza (Fascioloza) te kafshët

0

gelbaza

Gëlbaza është një sëmundje parazitare që shfaqet me pezmatim akut ose kronik të mëlçisë dhe kanaleve të tëmthit. Ajo shoqërohet me çrregullim të metabolizmit, me intoksikim të organizmit të kafshës, që në raste të invazionit të rëndë përfundon me ngordhje.

Shkaktari i sëmundjes është Fasciolahepatica, që paraziton në kanalet e tëmthit e të mëlçisë së kafshëve. Facioloza prek kafshët e të gjitha llojeve dhe moshave, por përhapje më të gjerë dhe dëme më të mëdha kanë dhen e në gjedhë (sidomos në dhen të moshës 2-3 vjeç dhe gjedhë të moshës 4-5 vjeç).

Burimet e infestimit
Si burim bazë për përhapjen e sëmundjes shërbejnë kafshët me gëlbazë, të cilat shpërndajnë vezët e parazitit nëpër kullota. Periudha më e rrezikshme për prekjen e kafshëve nga kjo sëmundje është periudha pranverë deri në vjeshtë.

Shenjat klinike
Shenjat e para të sëmundjes vihen re në vjeshtë, ku dhentë duken të lodhura, mbeten prapa tufës dhe nuk kullosin me qejf. Vërehen mukoza të zbehta dhe anemi e theksuar, kanë etje të shtuar dhe qëndrojnë ulur pa u ripërtypur. Karakteristike janë ënjtjet e ftohta në gushë, në kapakë të syve, në gjoks dhe në bark.

Diagnoza
Vendoset në bazë të shenjave klinike, të dhënave epizootologjike, analizave laboratorike dhe autopsisë, ku gjenden fasciola në mëlçi.

Mjekimi

Për mjekimin e gëlbazës përdoret Tetra kloruri i Karbonit në trajtën e kapsulave xhelatinoze, të cilat jepen nga goja. Efekte mjaft të mira jep përdorimi i Albendazolit, në dozën 10-15mg për kg peshë të gjallë po nga goja.