Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Gjelbërimi i fasadave si zgjidhje praktike dhe estetike. - Bujqesia.eu

Gjelbërimi i fasadave si zgjidhje praktike dhe estetike.

0

greening fasads
Fort mirë dihet se objektet prej betonit të rrastë, gjatë verës lirojnë forte nxehtësi përreth ambientit ku gjenden bëhet fjalë për efektin e ashtuquajtur “Urban Heat Island”.Por qyteti i Vjenës e sheh zgjedhjen e këtij problem me “gjelbërimin e fasadave të qytetit” .Nga këndështrimi ekologjik, gjelbërimi i fasadave jep shumë përparësi dhe freskon hapësirat e mbrendshme të ndërtesave, por dhe mikroklimën dhe qytetin përreth.Por mbi të gjitha ka edhe efektin estetik .Gjelbërimi në kaft nuk është ndonjë punë që s’bëhet , por autoritetet vjeneze i inkurajojnë me 2 mijë e 200 euro qytetarësh të krijojnë këso lloj fasadash .Qytetarët kërkesat e tyre ia dërzojnë Shërbimit të Vjenës për Bahçet, kurse ekspertët e shërbimit ofrojnë këshilla .Një pilot project ka qenë fasada e objektit të selisë qëndrore të Shërbimit për deponinë e mbeturinave që u realizua para tre vjetësh. Në fasadë prej 850 metra katrore u montuan 2 mijë e 850 mbajtëse alumini ku u mbollën 17 mijë bimë të ndryshme. Nga hulumtimet që u bënë doli se freskimi I fasadës është sa i 45 paisjeve për klimatizim me fuqi prej 3 mijë ëatësh për tetë orë punë.Gjatë dimrit, humbja e nxehtësisë është reduktuar deri 50 për qind.Pos kësaj fasadat thithnin edhe pluhurin dhe në këtë mënyrë reduktojnë ndotjen e ajrit.Edhe një përparësi tjetër :mundësojnë gjelbërimin e hapësirave në vende ku mbjellja e drunjve është e pamundur.Por nuk duhet hedhur poshtë estetikën e një fasade të gjelbëruar e cila në kënvështrimin arkitektonik hap mundësi të pakufishme./K.D