Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Gjermania e gatshme të bashkëpunoj me Kosovën në bujqësi - Bujqesia.eu

Gjermania e gatshme të bashkëpunoj me Kosovën në bujqësi

0

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, priti në një takim një delegacion nga Parlamenti i landit Nordrajn Vestfalen i Gjermanisë (Nordrhein Westfalen – NRW), të përbërë nga anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, me të cilët ka biseduar lidhur me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe me reformat evropiane të bëra në këtë sektor.

Zëvendësministri Januzi, duke folur për ndikimin që Nordrhein Ëestfalen ka në ekonominë e Gjermanisë, theksoi nevojën e bashkëpunimit me këtë vend, me qëllim të avancimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë me praktikat më të mira evropiane.

Me këtë rast, ai theksoi se tashmë edhe Marrëveshja për Stabilizim Asocim (MSA) mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, është një platformë shumë e mirë për bashkëpunim në mes të dyja vendeve, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë potencialet e mundshme për bashkëpunim në këtë sektor.

Zëvendësministri Januzi, me këtë rast falënderoi shtetin gjerman për ndihmën që po i jep Kosovës, në veçanti sektorit të bujqësisë.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Parlamentit të landit Nordrajn Vestfalen të Gjermanisë, konfirmuan gatishmërinë e tyre për nisma të reja të bashkëpunimit me Kosovën, në veçanti në sektorin e bujqësisë.