Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Gjilani bëhet me këshilltar për bujqësi. - Bujqesia.eu

Gjilani bëhet me këshilltar për bujqësi.

0

gjiklani

Në komunën e Gjilanit sot është bërë hapja e zyrës së këshilltarit komunal për bujqësi, e cila qëllim ka përkrahjen e fermerëve në aspektin teorik dhe praktik përmes trajnimeve të ndryshme, por edhe përmes punës së përbashkët praktike në sektorët e ndryshëm të fermerëve Gjilanas.

Drejtori i bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se qendra informative për këshilla në bujqësi, është vazhdimësi e këshillave që janë dhënë për kohë të gjatë në këtë drejtori.

“Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan në vazhdimësi ka dhënë këshilla për fermerët gjilanas në forma të ndryshëm dhe në mënyrë permanente, nga ku numri i atyre që kanë marrë këshilla profesionale kalon mbi 400 sosh”, ka thënë Ramdani.

Ndryshe, zyra e cila solemnisht është hapur për këshilltarin komunal për bujqësi, gjendet në objektin ku sot është Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan.