Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Gjilani me marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë “Schafer” - Bujqesia.eu

Gjilani me marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë “Schafer”

0

gjilani

Komuna e Gjilanit ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë gjermane “Schafer” për implementimin e pilot projektit të lagjes “Dardania” për ndarjen dhe trajtimin e mbeturinave.

Marrëveshjen e mirëkuptimit me përfaqësuesit e kësaj kompanie e ka nënshkruar sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Përmes kësaj marrëveshje kompania”Schafer” ka shprehur gatishmëri që ta implementojë këtë pilot projekt, ku do të financoj konteinerë të kapacitetit 240 litra për lagjen “Dardania” dhe të kapacitetit 1.1 M3, që kapin vlerën e afro 50 mijë eurosh, derisa Komuna participin me shumën prej 5 mijë eurosh, njofton kumtesa komunale.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje vije pas vizitës treditore në Gjermani të nënkryetarit të Komunës, Rexhep Kadriu dhe drejtorit për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, të cilët kanë vizituar edhe disa kompani të tjera, duke parë nga afër procesin e ndarjes së mbeturinave nga pikat e shtëpisë deri tek riciklimi dhe përpunimi i tyre.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e kompaninë “Schafer” ka marrë pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik gjerman, ku janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit, mbështetjes dhe nevojave që ka Komuna e Gjilanit në fusha të ndryshme, e sidomos në atë të ambientit.