Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Gjilani sivjet, me më pak grurë - Bujqesia.eu

Gjilani sivjet, me më pak grurë

0

gil grur

Kombajnat nuk janë më nëpër arat e komunës së Gjilanit. Këtë fundjavë fushata e korrje-shirjeve ka përfunduar edhe zyrtarisht. Kombajna e fundit është parë në arën e Hetem Ajetit, nga fshati Malishevë, të cilit i kishte mbetur pa korrur gjysmë hektari tritikal.

Më shumë se një muaj ka zgjatur fushata e korrje-shirjeve, e cila nisi në Përlepnicë dhe përfundoi në Malishevë. Sipas Ramiz Ramadanit, drejtor i Bujqësisë në Komunën e Gjilanit, sivjet kanë qenë të mbjella rreth 2500 hektarë me grurë, 80 hektarë me elb dhe 120 hektarë me tërshërë.

“Nga vizitat në terren kemi vërejtur se varietetet dominuese tek ne ende janë: Evropa, Renesanca, Pobeda, varietete të Novi Sadit, ndërsa viteve të fundit kanë filluar të depërtojnë suksesshëm edhe varietetet e reja si: Andino, Apaqi, Euclip, Balaton, Super zhitarka etj., e që përpos potencialit të lartë prodhues janë edhe rezistente ndaj shtrirjes”, ka thënë Ramadani, i cili ka shtuar se gjatë kësaj periudhe, Komisioni ka marrë mostra nga gjithë terreni për të bërë një vlerësim sa më të saktë mbi rendimentin mesatar në Komunën e Gjilanit.

Sipas tij, janë marrë gjithsej 80 mostra, prej të cilave 65 te gruri, 8 mostra te elbi dhe 7 tek tërshëra.

“Rendimenti mesatar është nën pritjet tona dhe në rendiment ka ndikuar edhe moti i përcjellë me të reshura, i cili ka ndikuar në humbje të peshës hektolitare, shkundjes dhe shtrirjes së grurit në shumë ngastra. Në fushatë kanë marrë pjesë 66 autokombajna. Fushata është zhvilluar normalisht, janë respektuar të gjitha rregullat e korrjes dhe pengesa e vetme ka qenë faktori klimatik, i cili ka ndikuar në stërzgjatjen e fushatës.