Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Grate e Krushës së Madhe, biznesmene të suksesshme - Bujqesia.eu

Grate e Krushës së Madhe, biznesmene të suksesshme

0

krusha

Nga lufta dolën të rraskapitura, me burra dhe fëmijë të vrarë të zhdukur e prona të djegura, por gratë e Krushës së Madhe , nuk u dorezuan para vështirësive.

Gratë kryefamiljare të Krushës së Madhe, sfidojnë edhe burrat. Ata që nga pas lufta arrijnë të bëhën biznesmene të njohura në kultivimin, prodhimin dhe konservimin e perimeve. Prodhimet e tyre përvec tregut të brendshëm, së shpejti do të jenë edhe në vende të tjera të Europës.

Nga lufta dolën të rraskapitura, me burra dhe fëmijë të vrarë të zhdukur e prona të djegura, por gratë e Krushës së Madhe , nuk u dorzuan para vështirësive. Myvedete Hoti, biznesin e saj familjar e nisi sa për të humbur mendjen bashkë me gratë e tjera, por sot ajo ka arritur që në këtë punë të angazhojë edhe shumë gra dhe prodhimet e tyre të njihen dhe të kërkohen në gjithë Kosovën. Ajo këtë vit ka përpunuar 100 mijë kg speca për turshi dhe 20 mijë kg ajvarë.

Nuk është e vetme Myvedetja që merret me këtë biznes. Farije Hoti, është menagjere e suksesshme e “Kooperativës Bujqësore Gratë e Krushës së Madhe” Ajo bashkë me 15-të gra të tjera, ka arritur të konservoje 130 mijë kilogram speca.

Falë donacioneve të organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore, Farija ka përfituar një objekt modern me kushte të mira për përpunimin dhe ruajtjen e produkteve, ndërsa Myvedeti këtë vit nga ministria e bijqësisë, ka marrë edhe një serë.

Por puna e palodhur e këtyre grave nuk përfundon këtu. Me logo të “Kooperativës Bujqësore Gratë e Krushës së Madhe” drejt Zvicrës do të niset një kontigjen prej 4.5 tonë speca të përpunuar dhe shpresat për pushtimin edhe të tregut europian nga prodhimet e këtyre grave , janë të mëdha./Indeksonline/