Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Hani shëndetshëm për një jetë të shëndosh - Bujqesia.eu

Hani shëndetshëm për një jetë të shëndosh

0

hani-ushqime-te-shendetshme-1024x568

Ushqimi nuk është armiku juaj siç disa njerëz pretendojnë. Ai është në fakt ‘shoku’ më i mirë. Shikoni gjashtë arsyet pse ushqimi i shëndetshëm do t’ju bëjë që të ndryshoni mënyrën se si mendoni për gjithçka. Njerëzit thonë se ju jeni ajo që ju hani.

Çfarë keni brenda trupit tuaj ndikon në mënyrën si trajtoni ditën tuaj. Nëse nuk hani mëngjesin, me shumë  gjasa do të ndjeheni joproduktivë. Mëngjesi është me të vërtetë i rëndësishëm, është vakti më vital i ditës.

Buka ju bën të lumtur. Shumë i kanë cilësuar karbohidratet si një armik duke pretenduar se “sjellin shëndet”. Çdo lloj ushqimi mund t’ju shëndoshë dhe buka nuk është një përjashtim.

Mjekët thonë se paratë nuk mund të blejnë lumturinë, por ekspertët e ushqimit thonë se buka, mundet. Ushqimi i shëndetshëm rrit produktivitetin tuaj. Studimet tregojnë se çdo shtatë vjet, organet tona ndryshojë, dhe qelizat tona rinovohen.

Ne mund të ndryshojmë ose mënyrën si organet tona të funksionojnë me atë që ne hamë çdo ditë, duke filluar nga sot. Ushqimi i shëndetshëm mund të ju ndihmojë të shpëtuar botën. Ndoshta jo saktësisht shpëtoni botën, por ju mund të ndihmoni mjedisin duke ngrënë më shumë perime.

Përveç promovimit të një mjedisi më të pastër, proteinat me bazë bimore sjellin shumë përfitime shëndetësore. Për një kujtesë afatgjatë, mbani patatet e skuqura larg. Ushqimet me yndyrë mund t’ju ngopin lehtë-lehtë por janë të lidhura me depresionin dhe sklerozën. Nëse ju dëshironi të mbani kujtesën tuaj të paprekur, qëndroni larg yndyrave.

Ju mund të merrni kontrollin e jetës tuaj dhe peshës tuaj. Ne kemi dëgjuar të gjithë të mirat e të ngrënit shëndetshëm. Keni lëkurë të shëndetshme, energji në trupin tuaj, modelet më të mira gjumi, dhe kështu me radhë. Ushqimi i shëndetshëm në fund të fundit mund të reduktojë koston tuaj ushqimore dhe obezitetin.