Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Hapet Panairi i produkteve bujqësore “ Prishtina 2014 - Bujqesia.eu

Hapet Panairi i produkteve bujqësore “ Prishtina 2014

0

panairi

Panairi i produkteve bujqësore dhe agroindustriale ‘’Prishtina 2014”, është hapur në qendrën e panaireve në fshatin Shkabaj.

Me këtë rast Safet Gërxhaliu Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës tha se ky panair është panair i biznesit sepse rrisin vende të reja të punës “Ky panair është me të vërtet panair i komunitetit të biznesit, gjitha që janë ata që rrisin vende të reja të punës e ndikojnë në përmisimin të eksportin si dhe promovojnë dhe e përmisojnë imazhin e Kosovës” ka thënë ai.

Sipas kryetarit të OEK-së, sektori privat ka kaluar në një fazë më të lart dhe nuk varet nga instanca politike, ku sipas tij, puna dhe angazhimi i tyre tregojnë efektet pozitive për Kosovën dhe ardhmërinë.

Sipas tij, është koha kur duhet bashkarishtë të mbështesim produktet “made in kosova”, sipas tij, kjo të jetë një mesazh se për sektorin privat duhet bërë me tepër.

Edhe Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka thënë se ky panair është i veçantë ku sipas tij, përmban edhe tri aspekte kryesore, të promovohen produktet bujqësore, me faktin se është edhe e ardhmja e këtij vendi produkte bujqësorë dhe produkte agroindusriale si dhe e treta ka të bëjë me faktin se ndihemi shumë mirë kur jemi afër bizneseve” ka thënë ai.

Panairi do të jetë i hapur prej datës 24 – 27 shtator.