Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Hartohet drafti për miellin - Bujqesia.eu

Hartohet drafti për miellin

0

mielli i Kosoves

Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë në bashkëpunim me ekspertë të fushës ka përfunduar hartimin e draftit për vendosjen e standardeve në përdorimin e miellit.

Pas takimit të zhvilluar midis ministrit, Edmond Panariti, dhe përfaqësues të Unionit të Prodhuesve të Miellit, palët ranë dakord që kufiri minimal i nivelit të proteinave në miell të jetë 9 për qind, nga 12.5 për qind që ishte më parë, por duke përcaktuar kriteret e prodhimit të tij.

Kështu në draft është përcaktuar që mielli me përqindje të ulët proteinash nga 9-11.5 për qind të përdoret për ëmbëlsira, makarona dhe pica, ndërsa niveli maksimal i proteinave është përcaktuar në masën 12 për qind, i cili është kusht që të përdoret për prodhimin e bukës masive që konsumojnë qytetarët shqiptarë.

Hartimi i këtij drafti erdhi pas urdhrit të nxjerrë nga Ministria për uljen e normës së proteinave në miell dhe kundërshtisë që hasi nga prodhuesit e miellit të cilët deklaruan ndërprerjen e aktivitetit. Ndërkaq, në draftin që pritet të hyjë në fuqi së shpejti janë përcaktuar edhe standardet e përbërësve të tjerë të miellit.