Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Hasjanët bëhen me qendër grumbulluese të qumështit - Bujqesia.eu

Hasjanët bëhen me qendër grumbulluese të qumështit

0

hasjanet

Me investime kapitale të Komunës së Gjakovës, në vlerë prej afro 16 mijë euro, në fshatin Lipovec të enjten është bërë përurimi i qendrës së grumbullimit të qumështit, investim ky që hasjanëve do t’u ndihmojë edhe në ngritjen e cilësisë së qumështit.

Me këtë rast, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka uruar hasjanët për këtë përfitim dhe ka theksuar se agrikultura është sektor shumë i rëndësishëm për punësim, duke u nisur edhe nga fakti se pa blegtori dhe bujqësi nuk mund të ketë zhvillim të mjaftueshëm në komunë.

Ajo ka shtuar se janë të vetëdijshëm për nevojat që ka Hasi dhe me këtë investim janë munduar të kontribuojnë në këtë rajon dhe po ashtu do të jenë të fokusuar edhe në projekte tjera të mëdha zhvillimore për banorët e këtij fshati.

Bekim Ermeni, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural në Komunën e Gjakovës, ka pohuar se qëllimi i këtij investimi në ndërtimin e objektit si dhe pajisjen me aparaturë për funksionalizim është fakti se Lipoveci dhe fshatrat përreth kanë kapacitete të mjaftueshme të qumështit.

“Në këtë mënyrë ulet kostoja e transportit si dhe arrihet një synim që e kemi në përmirësimin e cilësisë së qumështit, njëkohësisht është një mbështetje edhe për qumështoren lokale ‘Golaj’”, ka thënë Ermeni.

Hysni Golaj, në emër të fshatit ka falënderuar Komunën e Gjakovës për këtë investim në blegtori dhe bujqësi, duke thënë se që nga paslufta ky është investimi i parë në këtë lëmi në rajonin e Hasit.

“Deri më tani jemi detyruar të bëjmë deri në 40 kilometra rrugë për të dorëzuar qumështin, ndërsa tani kjo mund të bëhet në distancë maksimale prej shtatë kilometrave”, ka theksuar ai.