Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 HEC’et po e shkatërrojnë Ballkanin. - Bujqesia.eu

HEC’et po e shkatërrojnë Ballkanin.

0

hec

Ndërtimi i mijëra hidrocentraleve, po vë në rrezik lumenjtë e Ballkanit dhe ekosistemet përreth tyre.

Përmes një shkrimi investigativ, gazeta “The Guardian”, publikon një sërë dokumentesh të institucioneve të specializuara, që japin alarmin se mbi 2 mijë diga në ndërtim, mund të kenë impakte shkatërruese në mjedisin e rajonit. Sipas “The Guardian”, në vitet e fundit institucionet financiare të Perëndimit kanë financuar miliona dollarë për ndërtimin e digave në Ballkan, si ndihmë për të nxjerrë rajonin nga kriza energjetike. Por impaktet në mjedis duket se po çojnë në rishikimin e kësaj politike. Në artikullin e publikuar të premte, gazeta britanike i kushton një hapësirë të gjerë Shqipërisë, ku janë ndërtuar ose janë në proces ndërtimi qindra hidrocentrale, madje dhe në zona apo parqe të mbrojtura. Sipas saj, tetë vende dallohen për zhvillimin e digave përgjatë Vjosës nga kompanitë e huaja, ndërsa qeveria e re shqiptare po i reziston qasjes ndaj tyre. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se në gjashtë muajt e tij të parë në detyrë, “nuk ka kaluar asnjë ditë pune, pa kërkesën e ndonjërit apo email-e nga Shqipëria, Evropa, apo Amerika, që të jetë i interesuar për ndërtimin e hidrocentralit. Damian Gjiknuri, ministri i Energjisë së vendit, shprehet i tronditur: “Çfarë është kjo? Gjithkush dëshiron të ndërtojë një hidrocentral në vendin tonë. Në qoftë se ne do të përsëritim dëmin e madh, duke ndërtuar shtëpi të paligjshme dhe hidrocentrale kudo, në fund ne nuk do të kemi as ujë për ujitje “. Vitin e kaluar, investimet e huaja në nxjerrjen dhe privatizimet në të gjithë sektorin hidroenergjitik të Shqipërisë përbënë pothuajse 10% të PBB-së së vendit. “RiverWatch” thotë se në Ballkan ka prova të 435 digave të planifikuara në Shqipëri, 400 në Maqedoni dhe po aq në Bullgari, 700 në Serbi, më shumë se 100 në Bosnjë dhe Hungari secila, 70 në Mal të Zi dhe më shumë se 50 në Slloveni. Në Shqipëri, licencat e lëshuara për diga, kanë një vlerë investimi prej mbi 1.8 mld paund, sipas dokumenteve nga “The Guardian”. “Në lumin e Vjosës po tentohet të ndërtohen 8 diga nga kompani të huaja. Sipas “The Guardian”, shefi i qeverisë në Shqipëri u ka kërkuar disa prej këtyre institucioneve, si BERZH, që të financojnë ndërmarrjet e vogla bujqësore në vend të hidrocentraleve, por ato hezitojnë. “Në Kalivaç, një digë arriti në stad të avancuar para se polemikat të ndalnin progresin e saj, duke lënë pas një kaba të madhe betoni në brigjet e lumit”, shkruan gazeta, duke cituar edhe specialistë të zonës të thonë se projekti i HEC-it të Kalivaçit ka shpyllëzuar 56 hektarë dhe se ndërtimi i tij mund të shndërrohet në një kërcënim për gjithë rajonin.