Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Hipokalcemia ose ethet e qumështit - Bujqesia.eu

Hipokalcemia ose ethet e qumështit

0

cow1

Hipokalcemia paraqitet për shkak të  shpenzimit të madh të kalciumit gjatë formimit të qumështit. Me fillimin e vrullshëm të  sasive të mëdha të kolostrumeve dhe të qumështit, organizmi i lopës harxhon shumë sasi të kalciumit.

Pa marrë parasysh sasinë e kalciumit në ushqim, lopa nuk mund të absorbojë sasi të mjaftueshme të kalciumit  nga ushqimi që të mbulojë kërkesat e shtuara. Për këtë arsye kalciumi absorbohet nga eshtrat dhe kjo është graduale dhe për shkak të nevojave të mëdha për prodhimin e qumështit paraqitet rënie e nivelit të kalciumit  në gjak. Ky është shkaku që sëmurja zakonisht paraqitet në tri ditët e para pas pjelljes. Kalciumi është i rëndësishëm për funksionimin e sistemit nervor dhe muskulor.

Shenjat e mungesës së kalciumit janë humbja e apetitit, zvogëlim i aktivitetit të sistemit tretës, ftohje e turinjve dhe  veshëve. Bebëzat e syve janë të zgjeruara dhe në dritë të fortë reagohet dobët. Lopa mund të ketë probleme dhe vështirësi me rastin e lëvizjeve, por ajo rri shtrirë dhe ka puls të shpejtuar. Tek rastet më të rënda lopa shtrihet anash dhe mund të humb edhe vetëdijen. Nevojitet që të reagohet shpejt dhe kafshës duhet aplikuar ndonjë përgatitje me kalcium në mënyrë intravenoze.

Dhënia  e kalciumit në gojë nuk ka efekt, sepse funksioni i sistemit tretës zvogëlohet. Preferohet  që ti jepet  vitaminë D3 e cila e shpejton tretjen e kalciumit në zorrë. Për të penguar  hipokaceminë, duhet sa më shumë të zvogëlohet  sasia e fosforit në ushqim dhe  pasi që shumë ushqime kanë sasi të mëdha të fosforit, kjo në kushte praktike nuk është lehtë të arrihet.

Silazhi nga misri përmban pak fosfor, kështu që  është i përshtatshëm për ushqim. Megjithatë, për shkak të vlerave të mesha energjetike, në sasi të mëdha, rritë nivelin e vlerave energjetike të vaktit të tërë. Jonxha gjithashtu përmban pak fosfor, kështu që edhe ky ushqim mund të përdoret tek kafshët. Sasi e fosforit në bimë mund të jetë e madhe edhe për shkak të plehërimit të tepërt me pleh artificial me bazë të fosforit, i cili pastaj në bimë është me koncentrim të madh.

Edhe pse hipokalcemia paraqitet për shkak të sasisë së pamjaftueshme të kalciumit, për të të evituar kët gjendje duhet shmangur ushqimet e pasura me kalcium. Duke i shtuar ushqimit kripë anione, zvogëlohet vlera pH e gjakut dhe me këtë zvogëlohet edhe mundësia e paraqitjes së hipokalcemisë.

Kripërat anione janë klorid amoni, klorid kalciumi, klorid magnezi sulfate kalciumi dhe sulfate magnezi. Këto nuk janë të shijshme, kështu që nevojitet të përzihen me ushqime të shijshme, siç është silazhi i njomë i misrit dhe ushqime të tjera. Nëse në ushqim shtojmë vitaminën D3 ndihmohet pengimi i hipokacemisë sepse rrit absorbimin e kalciumit nga zorrët. Për pengimin e hipokalcemisë është mirë të kontrollohen vlerat pH të urinës. Kjo mund të bëhet me shiritat për test. Vlera pH e urinës së lopëve Holshtajn duhet të jetë në vlera prej 6,0  –  6,5.

Nga rreziku i hipokalcemisë më shumë janë të ekspozuara delet e moshuara, posaçërisht nëse pasi që kanë mbete pëlle nuk kanë vendosur stoqe kalciumi në eshtra. Pjesa më e madhe e fryteve gjatë pëlleshmërisë harxhon rezervat e kalciumit, prandaj paraqitja e hipokalcemisë e shpeshtë.  Shenjat klinike dh epreventiva është e njëjtë si edhe tek lopët.