Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Hudhra dhe efekti i saj në qarkullimin e gjakut - Bujqesia.eu

Hudhra dhe efekti i saj në qarkullimin e gjakut

0

huderrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

Në mesin e shumë dobive shëndetësore, hudhra luan rol të rëndësishëm edhe në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Studime të shumta shkencore kanë vërtetuar se efekti pozitiv i hudhrës në shëndetin sistemit kardiovaskular është se ajo i ruan qelizat e gjakut dhe enët e gjakut nga inflamacioni dhe proceset oksiduese.

Hudhra ka në përbërjen e saj një varg të lëndëve me përmbajtje sulfuri, duke na mbrojtur kështu nga stresi oksidues dhe inflamacioni. Ajo po ashtu ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të trigricerideve dhe të kolesterolit në përgjithësi, njofton Mjeku.Net.

Përveç kësaj, hudhra mbron enët e gjakut edhe nga bllokimi, pasi pengon krijimin e mpiksjeve të gjakut, falë një përbërësi shumë të veçantë, që quhet ajoene.

Hudhra ka aftësi impresive edhe në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Mendohet se efektive në këtë drejtim është alicina, që është përbërësi kryesor i hudhrës. Kjo substancë bllokon aktivitetin e angiotensinave, duke penguar kështu kontaksionin (ngushtimin) e padëshiruar të enëve të gjakut dhe rritjen e tensionit të gjakut.