Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Hudhra, mbrojtësja kryesore kundër plakjes - Bujqesia.eu

Hudhra, mbrojtësja kryesore kundër plakjes

0

hudhra

Hudhra është pjesë e familjes së qepës është një nga përbërësit më të përdorur në kuzhinat e çdo familje. Megjithatë, në lashtësi, hudhra përdorej për qëllime mjekësore. Ajo ka shumë vlera ushqimore, por pak kalori. Në të gjenden magnez, vitaminë B6, vitaminë C, selen dhe fibër.

Hudhra është një ndër perimet e cila mund të ndihmojë në luftën e disa lloje sëmundjesh duke përfshirë dhe të ftohurën. Për shkak të rolit të saj si nxitëse e sistemit imunitar, hudhra mund të shkurtojë simptomat e të ftohurës nga pesë ditë në një ditë e gjysmë.

Përbërësit e hudhrës mund të ulin presionin e gjakut, si dhe sëmundjet kardiovaskulare si ataku në zemër dhe infarktet janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë dhe shkaktohen nga hipertensioni. Studimet kanë zbuluar se hudhra mund të ulë presionin e gjakut te njerëzit që e kanë atë të lartë.

Gjithashtu hudhra njihet si një përmirësuese e për nivelet e kolesterolit, duke ulur rrezikun për sëmundje zemre. Ajo përmban antioksidantë që ndihmojnë në sëmundjet e pleqërisë dhe i ndihmon njerëzit të jetojnë më gjatë.

Një karakteristikë tjetër e hudhrës është se ajo ka efekte të shëndetshme për kockat e femrave, duke bërë të mundur shtimin e nivelin e estrogjenit, hudhra ndihmon në shëndetin e kockave dhe i mban ato të forta.