Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Insektet e rrezikshme të agrumeve. - Bujqesia.eu

Insektet e rrezikshme të agrumeve.

0

insektet

Një insekt i rrezikshëm po kërcënon pemët ditëve të fundit. Ky lloj insekti ushqehet me gjethe të pemëve agrume dhe mund të përhap një sëmundje fatale bimore e quajtur “Huanglongbing (HLB)”, e njohur gjithashtu edhe si sëmundja agrume e gjelbërimit.

Që nga fillimi i vitit e deri më tani, janë identifikuar rreth 235 agrume më këtë insekt, prandaj tani e tutje njerëzit do të duhet të kalojnë më shumë kohë në oborret e tyre për t’i mbrojtur pemët e tyre agrume nga kjo sëmundje.

Sëmundja e HLB’së tash është gjetur në jug të Kalifornisë e cila është duke i vënë të gjitha pemët në rrezik sepse kjo sëmundje nuk ka shërim, nëse pema infektohet njëherë ajo do të vdes.

Simptomat e kësaj sëmundje janë: gjethe të verdha dhe asimetrike, frut i hidhur dhe i deformuar apo edhe rënia e tepruar e frutave.

Programi për parandalimin e sëmundjeve ofron këshillat e mëposhtme për të gjithë kultivuesit:

Mos e lëvizni pemën tuaj agrume – Mos e sillni ndonjë material bimor apo pemë nga shtetet apo vendet tjera, mos e lëvizni pemën tuaj agrume nga prona e juaj sepse aksidentalisht mund të përhapet sëmundja dhe mund të shkelet zona e izolimit e cila është e paraparë nga autoritetet bujqësore.

Inspektoni pemët tuaja – Shikoni shenjat dëmtuese të sëmundjes çdo muaj, apo sa herë që e ujitni pemën tuaj, spërkatini apo i vilni ato.

Përgjegjësia bimore – Blini pemët agrume vetëm nga fidanishtet e licencuara dhe me reputacion.

Shartoni më kujdes – Përdorni vetëm trungjet që janë të regjistruar me dokumentacion burimor.

Bashkëpunimi – Bashkëpunoni me zyrtarët bujqësorë në zbulimin dhe parandalimin e kësaj sëmundje.