Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ja cilat sëmundje trajton Shega - Bujqesia.eu

Ja cilat sëmundje trajton Shega

0

shega

Hulumtuesit në Britani kanë zbuluar që një përbërës i shegës mund të ndihmojë në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes së Alzheimerit dhe Parkinsonit. Përbërësi i quajtur ‘punicalagin’, që njëherësh është polifenol, ndikon në ngadalësimin e shfaqjes së simptomave si dhe zvogëlon pezmatimet të cilat shoqërojnë këto sëmundje. Tani, shkencëtarët nga Universiteti i Hadersfilldit në Britani kanë filluar fazën e hulumtimeve për zhvillimin e ilaçit që do të trajtonte neuro-pezmatimin.
Të paktën 44.4 milionë njerëz në botë vuajnë nga demenca, si pasojë e sëmundjes së alzheimerit. Tani, kur ilaçi për këtë sëmundje nuk është gjetur ende, ekipi hulumtues, i udhëhequr nga Dr. Olumayokun Olajide, rekomandon konsumimin e lëngjeve që janë të përbërë 100 për qind nga shega, pasi që përmes këtyre lëngjeve do të zvogëlojnë pezmatimet.
‘Ne e dimë që konsumimi i rregullt i shegës i sjellë shumë përfitime shëndetit tonë, në mesin e të cilëve edhe zvogëlimi i neuro-pezmatimeve, të cilat janë të lidhura ngushtë me demencën’, ka thënë mes të tjerash Dr. Olajide./Indeksonline/