Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ja pse duhet të konsumojmë uthull molle - Bujqesia.eu

Ja pse duhet të konsumojmë uthull molle

0

uthull molle 1

Uthulla e mollës është një produkt që përmban thartirën, e cila mundëson në marrjen më të lehtë të vitaminave dhe mineraleve. Ajo ka disa dobi të shëndetshme për organizmin siç mund të përmendim:

Zbut inflamacionin e fytit

Në një filxhan me ujë të nxehtë qiteni një lugë uthull të mollës, ku sipas dëshirës, mund të shtoni edhe ëmbëltues.

Largojeni zbokthin

Mjafton që ta përzieni gjysmëfilxhani uji të vakët, tri lugë mjaltë dhe një të tretën e filxhanit me uthull molle. Tërë këtë përbërje qiteni në një shishe me spërkatës dhe tundeni derisa të tretet mjalti. Pasi që t’i keni lagur tërë flokët me këtë përzierje, atëherë mbështillni ato me kapelë të dushit dhe lëreni që të veprojë 15 minuta. Më pas shpërlani flokët. Këtë procedurë përsëriteni një herë në javë.

Kundër urthit

Nëse keni problem me urth (kthim të thartirës së lukthit në ezofag, që shkakton dhembje), atëherë përziejeni një lugë uthull të mollës me 250 ml ujë dhe pijeni.

Kundër akneve

Në hapësirën e prekur me një copë të pastër pambuku qiteni këtë substancë dhe lëreni që të veprojë 20 minuta, e më pas shpërlajeni.