Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ja sëmundjet që kurohen nga hithrat - Bujqesia.eu

Ja sëmundjet që kurohen nga hithrat

0

hithrat

Hithrat janë të shkëlqyera për të trajtuar një sërë sëmundjesh të ndryshme. Ato janë mjaft të shëndetshme edhe për trajtimin e flokut, ndaj konsumimi i tyre është i domosdoshëm. Hithra është një nga bimet më të njohura në fushën mjekësore.

Në përbërie të saj gjenden disa komponentë si klorofilë, lëndë vazoaktive, serotonin, histamin, acetilkolin, LTB4, LTC4, rutin, isokuercitrina, kanferol, izoramnetin, vajra esencial, vitaminë C dhe vitamina të tjera, proteina, fibra, kripra të Ca dhe K, acid silicik dhe formik.

Gjithashtu hithra është nje burim i rëndësishëm i Beta Karotenit, vitamines A, C, E, hekurit, kalciumit, fosfateve dhe mineraleve. Kujtojmë këtu se të gjitha keto cilësi e bejnë një zgjedhje të përshtatshme për trajtimin e patologjive të ndryshme si hepatike, artritit reumatoid, alergjive, anemisë, sëmundjeve të veshkave, kontrollin e glicemisë apo si një detoksifikues i përgjithshëm.

Nëqoftëse mendoni se kaq janë vetitë e saj të mira, keni gabuar. Një ndër efektet më të rëndësishme të ekstraktit të hithrës është vetia e tij në trajtimin e skalpit dhe flokut. /albeu.com/