Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 BE-ja voton për largimin e qeseve plastike - Bujqesia.eu

BE-ja voton për largimin e qeseve plastike

0

plastic_bag2Nëse me anën e një takse, me ndalim ose me mjete të tjera, BE-ja ka votuar për të reduktuar përdorimin e  qeseve plastike me 80 për qind nga viti 2019.

Parlamenti Evropian ka  miratuar një direktivë të mërkurën që ka për  qëllim uljen e përdorimit për një përdorim të vetëm  të qeseve plastike të hollë nga 50 për qind deri në vitin 2017 dhe 80 për qind dy vjet më vonë .

 

Direktiva  u len mundësinë  shteteve individuale për të zgjedhur strategjinë e tyre , për shembull tatimin në  qese ose ndalimin e tyre. Ministrat e BE-së do të debatojnë për ligjin në qershor dhe parlamenti do të marrë atë për shqyrtim përsëri më vonë këtë vit pas zgjedhjeve që do të mbahen për parlamenti evropian  në maj.

 

Rreth 100 miliardë qese plastike janë përdorur çdo vit në kuadër të Bashkimit Evropian dhe  8 miliardë vlerësohet të përfundojnë si mbeturinë që kthehet në detet  e  Evropës .

 

Sipas shifrave të Komisionit Evropian 94 për qind e stomakut e të  gjithë zogjve në Detin e Veriut përmbajnë plastikë.

 

Grupet mjedisore përshëndetën votimin e së mërkurës , por përfaqësuesusit e industrisë evropiane të plastikës ishin kritik .

 

” Qeset e plastike kanë vrarë miliona kafshë detare çdo vit . Problemi i tyre është bërë një problem i madh në të gjithë Evropën dhe  ne duhet të merremi me problemin së bashku , ”  thha Chris Davies , zëdhënës i liberalë demokratëve evropian për mjedisin.

 

Karl – H . FOERSTER , drejtor ekzekutiv i shoqatës tregtare “PlasticsEurope”, tha se Evropes i duhet një menaxhim më i mirë i mbeturinave sesa vendosja e rregullave të reja. Ai tha se kjo do të ndikonte në qarkullim e lirë të mallrave që është një prej katër lirive themelore që përbëjnë tregun e brendshëm të BE-së.

 

 

Përdorimi i qeseve plastike ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në të gjitha shtetet anëtare .

 

Në Danimarkë , ku qeset plastike tatohen, personi mesatar përdor katër çanta me një përdorim në vit -më e ulëta në Bashkimin Evropian . Ndërkohë 466 qese plastike janë përdorur për person në Portugali , Poloni dhe Sllovaki , sipas shifrave të Komisionit .