Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Jo monopole në industrinë e miellit, do hartojmë paketën integrale të brumrave - Bujqesia.eu

Jo monopole në industrinë e miellit, do hartojmë paketën integrale të brumrave

0

panariti

Gjatë një takimi me përfaqësues të industrisë së miellit, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti bëri të ditur se po punohet për hartimin e një pakete integrale, e cila do të përcaktojë qartë dhe kategorizojë kriteret për brumrat dhe përdorimin e tyre.

Panariti, gjatë një dalje publike para mediave, deklaroi se nuk do të ketë më monopole në industrinë e miellit. Ministria e Bujqësisë, sipas Panaritit, duke bashkëpunuar me institucionet nën mbikëqyrjen e saj po punojnë për përcaktimin e të gjitha llojeve të brumrave, për nga cilësia, jo vetëm ato që importohen nga Kosova dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian.

“Deri në këto momente ne kemi përdorur standardin 7 për qind. sëbashku me prodhuesit vendosëm të përcaktonim kriteret për miellin, dhe për destinacionin. Kjo do të rregullojë dhe përcaktojë dhe përdorimin e llojit të miellrave. Do kemi një paketë integrale, që do të përcaktojë përdorimin dhe llojit të brumrave, duke u ndarë në kategori. Kjo do të na ndihmojë ne për përdorimin e sasive të miellrave, apo dhe për import. Do bëjmë të mundur që një miell i tipit të caktuar të përdoret për atë produkt të caktuar.”-tha gjatë fjalës së tij Panariti.

Panariti bëri të ditur më tej, se ndarja e llojit të brumrave do të bëhet sipas cilësisë dhe proteinave. “Kjo ishte e nevojshme për arsyen e vetme, pasi ne caktuam një standard prej 12.5 për qind, që miellrat që nuk përdoren për prodhim buke, të mos përdoret i tillë. Ndërtuam barrierën e parë dhe me urdhrin e dytë disiplinuam përcaktimin në bazë të proteinave. Kishte indicie se si prodhues i bukës përdorej miell jo i cilësisë së lartë, na vuri në lëvizje.

Analiza e proteinave është një analizë standarde, e bërë sipas një metode unike. i kam kërkuar AKU që të kemi një metodë unike për të përcaktuar proteinat. Të një rëndësie të veçantë janë dhe përcaktimi i elementeve të tjera. Në BE ka lloje të ndryshme millesh që nuk përdoren detyrimisht për prodhimin e bukës, por për produkte të tjera. Kur ne kemi informacione që kemi një rast ndotje për miell të ndotur, ne i nënshtrohemi analizave të caktuara.

Kam pasur bashkëpunim me Unionin e miellit për të përcaktuar se sa i mielli të fortë dhe të butë janë të nevojshme për përdorim në Shqipëri. Kjo do na jap një pasqyrë të saktë të nevojave tona, dhe do përcaktojë qartë situatën.”-tha Panarit.

Ndërkohë, Panariti theksoi se bizneset duhet të operojnë sipas standardeve. “Nuk ka asnjë tërheqje pozicioni nga ana ime, standardi i bukës do ketë atë që meriton. Ne do të lejojmë që mielli me përqindje të ulët cilësie mos të përdoret për përdorim buke, por do shkojë tek destinacioni i duhur. Ne patëm një diskutim të hapur dhe konstruktiv, të bazuar në aktet dhe ligjet e BE. Duam që çdo gjë të rregullohet dhe në marrëdhënie me të tretët. Nuk duam të krijojmë situata monopol. Duam që mielli të shkojë në destinacion. Shqipëria nuk importon vetëm miell nga Kosova, pasi merr dhe nga vendet e tjetra. Është kthyer në mit sikur ne duam të ‘sulmojmë’ çështjet tregtare me Kosovën.”.