Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ju ka djegur dielli, si të veproni - Bujqesia.eu

Ju ka djegur dielli, si të veproni

0

dielli

Disa gjëra që duhet të bëni në rast se jeni djegur nga dielli janë që të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta që përmbajnë betakarotenë; në pjesët e djegura kaloni një garzë të lagur me ujë të ftohtë; bëni dush të ftohtë dhe aplikoni krem për pas diellit. Ndërsa disa gjëra që nuk duhet ti bëni kategorikisht nëse jeni djegur nga dielli është që të mos ekspozoheni sërish në diell, pasi në këtë mënyrë e acaroni më tej lëkurën.

Nuk duhet as të hiqni cipat e lëkurës dhe as ta krruani atë. Madje nuk këshillohet që të pini as ujë të ngrirë.

Ndër zgjidhjet natyrale për pas djegies nga plazhi, janë domatet, patatet, bananet dhe kastraveci, të cilat janë shumë të mira për të qetësuar djegiet. Pritini në feta dhe kalojini në mënyrë delikate në pjesën e djegur. Një tjetër zgjidhje shumë e mirë është duke grirë në mikser ose rende pak kastravec dhe duke e përzier me kos. Kjo maskë është freskuese për trupin dhe qetëson pjesën e djegur të tij.